Psalmet 105:40 Me kërkesën e tyre ai solli shkurtat dhe i ngopi me bukën e qiellit.
Ezekieli 7:19 Do të hedhin argjendin e tyre nëpër rrugë dhe ari i tyre do të bëhet një ndyrësi. Argjendi i tyre dhe ari i tyre nuk do të mund t`i shpëtojnë ditën e zemërimit të Zotit; nuk do të mund të ngopin shpirtin e tyre as të mbushin barkun e tyre, sepse paudhësia e tyre është bërë shkak pengese.
Mateu 15:33 Dhe dishepujt e tij i thanë: "Po ku mund të gjejmë në këtë vend të shkretë aq bukë sa të ngopim një turmë kaq të madhe?".