Levitiku 9:9 Pastaj bijtë e tij i paraqitën gjakun dhe ai ngjeu gishtin e tij në gjak dhe e vuri atë mbi brirët e altarit, dhe derdhi mbetjen e gjakut në bazën e altarit;
1 i Samuelit 14:27 Por Jonathani nuk e kishte dëgjuar atin e tij kur ai e kishte vënë popullin të betohej; prandaj zgjati majën e bastunit që kishte në dorë, e ngjeu në hojet e mjaltit dhe e çoi në gojë; kështu shikimi i tij u bë më i qartë.
Gjoni 13:26 Jezusi u përgjigj: "Është ai të cilit do t`i jap kafshatën, pasi ta kem ngjyer". Dhe e ngjeu kafshatën e ia dha Judë Iskariotit, birit të Simonit.