Jeremia 3:9 Kështu me zhurmën e kurvërimeve të veta e ndoti vendin dhe shkeli kurorën me gurin dhe me drurin.
Ezekieli 28:7 prandaj ja, unë do të sjell kundër teje kombet më të tmerrshme; këta do të zhveshin shpatat e tyre kundër shkëlqimit të diturisë sate dhe do të ndotin bukurinë tënde.
Mateu 15:18 Por gjërat që dalin nga goja, dalin nga zemra; dhe ato ndotin njeriun.
Mateu 15:20 Këto janë gjërat që e ndotin njeriun, kurse të hash pa i larë duart nuk e ndot njeriun".
Marku 7:15 Nuk ka asgjë jashtë njeriut që, duke hyrë në të, mund ta ndotë atë; përkundrazi janë ato gjëra që dalin prej tij që e ndotin.
Marku 7:23 Të gjitha këto të mbrapshta dalin nga brenda dhe e ndotin njeriut".
Judeut 1:8 në të njëjtën menyrë ndotin edhe këta ëndërrues mishin, përbuzin pushtetin dhe blasfemojnë kundër dinjiteteve.