Lista e vargjeve të Biblës ku gjendet fjala ndajnë
Vargu
Levitiku 3:2 Do të vërë dorën mbi kokën e ofertës së tij dhe do ta therë në hyrje të çadrës së mbledhjes; pastaj priftërinjtë, bijtë e Aaronit, do të shpërndajnë gjakun rreth e qark mbi altarin.
Levitiku 3:8 Do të vërë dorën e tij mbi kokën e ofertës së tij dhe do ta therë në hyrje të çadrës së mbledhjes; pastaj bijtë e Aaronit do ta shpërndajnë gjakun rreth e qark mbi altarin.
Levitiku 3:13 Do të vërë dorën e tij mbi kokën e saj dhe do ta therë në hyrje të çadrës së mbledhjes; pastaj bijtë e Aaronit do të shpërndajnë gjakun rreth e qark mbi altarin.
Jobi 41:6 Miqtë e tu do të bëjnë me të takime të mrekullueshme apo do ta ndajnë vallë midis tregtarëve?
Psalmet 22:18 Ndajnë midis tyre rrobat e mia dhe hedhin në short tunikën time.
Kantiku i Kantikëve 2:17 Para se të fryjë flladi i ditës dhe hijet të ikin, kthehu, i dashuri im, dhe sillu si një gazelë o një drenushë mbi malet që na ndajnë.
Jeremia 23:1 "Mjerë barinjtë që prishin dhe shpërndajnë kopenë e kullotës sime", thotë Zoti.
Mateu 13:49 Kështu do të ndodhë në mbarimin e botës; do të vijnë engjëjt dhe do t`i ndajnë të mbrapshtit nga të drejtët;
Marku 8:6 Atëherë ai e urdhëroi turmën të ulet për tokë; dhe mori të shtatë bukët, falënderoi, i theu dhe ua dha dishepujve të vet që t`ia shpërndajnë turmës; dhe ata ia shpërndanë.
Lluka 9:16 Atëherë ai i mori të pesë bukët dhe të dy peshqit dhe, pasi i ngriti sytë drejt qiellit, i bekoi, i ndau dhe ua dha dishepujve të vet që t`ia shpërndajnë turmës.