Ligji i Përtërirë 7:9 Prano, pra, që Zoti, Perëndia yt, është Perëndia, Perëndia besnik që respekton besëlidhjen e tij dhe tregohet i mbarë deri në brezin e njëmijtë ndaj atyre që e duan dhe që zbatojnë urdhërimet e tij,
Marku 8:19 Kur ndava të pesë bukët për të pesë mijtë, sa kosha plot me copa mblodhët?". Ata thanë: "Dymbëdhjetë".
Marku 8:20 "Po kur theva të shtatë bukët për të katër mijtët, sa shporta plot me bukë mblodhët?". Dhe ata thanë: "Shtatë".
Efesianëve 6:4 Dhe ju, etër, mos provokoni për zemërim fëmijtë tuaj, por i edukoni në disiplinë dhe në këshillë të Zotit.