Ezekieli 34:2 "Bir njeriu, profetizo kundër barinjve të Izraelit; profetizo dhe u thuaj atyre barijve: Kështu thotë Zoti, Zoti: Mjerë barinjtë e Izraelit që kullotin veten e tyre! A nuk duhet përkundrazi të kullosin kopenë?
Ezekieli 34:10 Kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë jam kundër barinjve; do t`u kërkoj llogari për delet e mia dhe nuk do t`i lë t`i kullotin delet. Barinjtë nuk do të kullotin më veten e tyre, sepse do t`u heq nga goja e tyre delet e mia dhe nuk do të jenë më ushqimi i tyre.
Ezekieli 34:14 Do t`i kullot në kullota të mira dhe vatha e tyre do të jetë në malet e larta të Izraelit; atje do të pushojnë në një vathë dhe do të kullotin në kullota të pasura në malet e Izraelit.
Sofonia 2:7 Bregdeti do t`i përkasë mbeturinës së shtëpisë së Judës; në këto vende do të kullotin kopetë; në mbrëmje do të pushojnë në shtëpitë e Ashkelonit, sepse Zoti, Perëndia i tyre, do t`i vizitojë dhe do t`i kthejë nga robëria.
Sofonia 3:13 Mbeturina e Izraelit nuk do të kryejë paudhësi dhe nuk do të thotë më gënjeshtra, as do të gjendet në gojën e tyre një gjuhë gënjeshtare; sepse ata do ta kullotin kopenë e tyre, do të bien të flenë dhe askush nuk do t`i trembë".