1 i Samuelit 2:14 dhe e fuste në tenxhere, në kazan apo në kusi, dhe tërë atë që piruni i madh tërhiqte sipër prifti e mbante për vete. Kështu vepronin me tërë Izraelitët që shkonin në Shiloh.
2 i Kronikave 35:13 Pastaj poqën qengjat e Pashkës mbi zjarr sipas normave të përcaktuara; por ofertat e tjera të shenjtëruara i gatuan në tenxhere, në kazanë dhe në tiganë dhe ua shpërndanë menjëherë tërë bijve të popullit.
Jobi 41:20 Nga flegrat e hundës së tij del tym, si nga një enë që vlon ose nga një kazan.
Jobi 41:31 E bën të ziejë humnerën si ndonjë kazan dhe e bën detin si të ishte një enë me melhem.
Mikea 3:3 Ata hanë mishin e popullit tim, i heqin lëkurën nga trupi, i thyejnë kockat dhe e presin në copa sikur do të shkonte në tenxhere, si mishi që vihet në kazan.