Lista e vargjeve të Biblës ku gjendet fjala indinjua
Vargu
2 i Kronikave 16:10 Asa u indinjua dhe e futi në burg, sepse ishte zemëruar me të për këto gjëra. Në këtë kohë Asa u suall egërsisht edhe me disa njerëz nga populli.
Isaia 34:2 Sepse Zoti është zemëruar me të gjitha kombet, është indinjuar me të gjitha ushtritë e tyre; ai ka vendosur shkatërrimin e tyre, i braktis në masakër.
Malakia 1:4 Edhe sikur Edomi të thotë: "Ne u shkatërruam, por do të rifillojmë ndërtimin e vendeve të shkretuara"", kështu thotë Zoti i ushtrive, "ata do të rindërtojnë, por unë do të shemb; dhe do të emërtohen Territori i paudhësisë dhe populli kundër të cilit Zoti do të jetë përjetë i indinjuar.
Mateu 20:24 Kur i dëgjuan këto fjalë, të dhjetët të tjerët u indinjuan kundër të dy vëllezërve.
Marku 10:14 Kur Jezusi e pa këtë, i indinjuar, u tha atyre: "I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë dhe mos i pengoni, sepse e tyre është mbretëria e Perëndisë.
Marku 14:4 Disa u indinjuan midis tyre dhe thanë: "Përse bëhet gjithë ky shpenzim i kotë i vajit?
Marku 14:5 Sepse ky vaj mund të shitej për më shumë se treqind denarë dhe këto t`u jepeshin të varfërve". Dhe ishin të indinjuar ndaj asaj.
Lluka 13:14 Por kryetari i sinagogës, i indinjuar sepse Jezusi kishte shëruar ditën e shtunë, iu drejtua turmës dhe i tha: "Gjashtë janë ditët kur duhet të punohet; ejani, pra, të shëroheni në ato ditë dhe jo ditën e shtunë".