Lista e vargjeve të Biblës ku gjendet fjala hambaret
Vargu
Ligji i Përtërirë 28:8 Dhe Zoti do ta urdhërojë bekimin të ndodhet mbi ty në hambaret e tua dhe mbi të gjitha ato gjëra ku ti do të vësh dorë; dhe do të të bekojë në vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep.
Psalmet 144:13 Hambaret tona qofshin plot dhe paçin nga të gjitha të mirat; kopetë tona u shtofshin me mijëra dhe dhjetra mijëra në fushat tona;
Fjalët e Urta 3:10 hambarët e tu të grurit do të jenë plot e përplot dhe vozat e tua do të gufojnë me musht.
Jeremia 50:26 Ejani kundër saj nga skajet më të largëta, hapni hambarët e saj, bëjini një grumbull gërmadhash dhe vendosni shfarosjen e saj, që të mos mbetet asgjë.
Joeli 1:17 Farërat po thahen nën plisa, depot janë katandisur të shkreta, hambaret e grurit po rrënohen, sepse gruri u tha.
Lluka 12:18 Dhe tha: "Këtë do të bëj: do të shemb hambarët e mia dhe do t`i bëj më të mëdhenj, ku do të shtie të gjitha të korrat dhe pasuritë e tjera,