gjithçka

  • Fjala gjithçka
  • Gjendet në Bibël 39

Konkordanca

Lista e vargjeve të Biblës ku gjendet fjala gjithçka


Vargu
Zanafilla 9:2
Dhe frika dhe tmerri juaj do të ushtrohet mbi të gjitha kafshët e tokës, mbi të gjithë zogjtë e qiellit, mbi gjithçka që lëviz mbi tokë, si edhe mbi të gjithë peshqit e detit. Ata janë lënë në pushtetin tuaj.
Zanafilla 12:20
Pastaj Faraoni u dha urdhër njerëzve të tij lidhur me Abramin, dhe këta e nisën atë, gruan e tij dhe gjithçka kishte.
Zanafilla 13:1
Abrami, pra, u rikthye nga Egjipti në drejtim të Negevit bashkë me gruan dhe gjithçka zotëronte. Dhe Loti ishte bashkë me të.
Zanafilla 19:25
Kështu ai shkatërroi ato qytete, tërë fushën, tërë banorët e qytetit e gjithçka mbinte mbi tokën.
Zanafilla 21:14
Abrahami u ngrit herët në mëngjes, mori bukë dhe një calik ujë dhe ia dha Agarit; vuri gjithçka mbi shpatullat e saj dhe e nisi bashkë me fëmijën. Kështu ajo u nis dhe filloi të bredhë nëpër shkretëtirën e Beer-Shebas.
Zanafilla 24:36
Por Sara, gruaja e zotërisë tim, i ka lindur në pleqërinë e saj një djalë zotërisë tim, i cili i ka dhënë atij gjithçka zotëron.
Zanafilla 25:5
Dhe Abrahami i dha Isakut gjithçka zotëronte;
Zanafilla 31:1
Por Jakobi dëgjoi fjalët e bijve të Labanos që thoshin: "Jakobi mori gjithçka kishte ati ynë; dhe me atë që i përkiste atit tonë, ai krijoi gjithë këtë pasuri".
Zanafilla 31:21
Kështu ai iku me gjithçka kishte; u ngrit, kaloi lumin dhe u drejtua për në malin e Galaadit.
Zanafilla 31:43
Atëherë Labano u përgjegj dhe tha: "Këto bija janë bijat e mia, këta bij janë bijtë e mi, këto kope janë kopetë e mia, dhe gjithçka të zë syri është imja. Por çfarë mund t`u bëj sot këtyre bijave të mia apo bijve që ato kanë lindur?
Zanafilla 33:11
Pranoje, pra, dhuratën që të është sjellë, sepse Perëndia është treguar shumë i mirë me mua dhe unë kam gjithçka". Dhe nguli këmbë aq shumë, sa që Esau pranoi.
Zanafilla 34:28
Kështu ata morën kopetë me bagëti të imët dhe të trashë, gomarët e tyre, gjithçka që ishte në qytet dhe gjithçka që ishte nëpër fushat,
Zanafilla 34:29
dhe morën me vete si plaçkë tërë pasuritë e tyre, tërë fëmijët e tyre të vegjël, gratë e tyre dhe gjithçka ndodhej në shtëpitë.
Zanafilla 39:3
Dhe zotëria e tij e pa që Zoti qe me të dhe që Zoti e sillte mbarë në duart e tij gjithçka bënte.
Zanafilla 39:4
Kështu Jozefi fitoi hir në sytë e atij dhe hyri në shërbimin personal të Potifarit, që e emëroi kryeadministrator të shtëpisë së tij dhe i la në dorë gjithçka zotëronte.
Zanafilla 39:5
Nga çasti që e bëri kryeadministrator të shtëpisë së tij dhe për gjithçka që zotëronte, Zoti e bekoi shtëpinë e egjiptasit për shkak të Jozefit; dhe bekimi i Zotit përfshiu gjithçka ai kishte në shtëpi dhe në fushë.
Zanafilla 39:6
Kështu Potifari la gjithçka kishte në dorë të Jozefit dhe nuk shqetësohej më për asgjë, përveç ushqimit të vet. Dhe Jozefi ishte i bukur nga forma dhe kishte një pamje tërheqëse.
Zanafilla 39:8
Por ai e refuzoi dhe i tha gruas së zotërisë së tij: "Ja, zotëria ime nuk shqetësohet për ato që ka lënë në shtëpi me mua dhe ka lënë në duart e mia gjithçka zotëron.
Zanafilla 39:23
Drejtori i burgut nuk kontrollonte më asgjë nga ato që i ishin besuar Jozefit, sepse Zoti ishte me të, dhe Zoti e bënte të mbarë gjithçka që ai bënte.
Zanafilla 45:10
ti do të banosh në vendin e Goshenit dhe do jesh afër meje; ti dhe bijtë e tu, bijtë e bijve të tu, kopetë e bagëtive të imta e të trasha dhe gjithçka ti zotëron.
Zanafilla 45:11
Dhe atje unë do të të ushqej, sepse do të ketë edhe pesë vjet të tjera zije, me qëllim që ti të mos katandisesh në mjerim: ti, familja jote dhe gjithçka zotëron".
Zanafilla 45:13
Tregojani, pra, atit tim tërë lavdinë time këtu në Egjipt dhe gjithçka patë, shpejtoni ta sillni atin tim këtu".
Zanafilla 45:26
Dhe i kallëzuan gjithçka, duke thënë: "Jozefi është ende gjallë dhe është qeveritari i gjithë shtetit të Egjiptit". Por zemra e atij nuk iu ngroh, sepse nuk u besonte atyre.
Zanafilla 46:32
Ata janë barinj, sepse kanë qenë gjithnjë rritës bagëtish, dhe kanë sjellë me vete kopetë e tyre dhe gjithçka zotërojnë".
Zanafilla 47:1
Jozefi shkoi, pra, të njoftojë Faraonin dhe i tha: "Ati im dhe vëllezërit e mi, me gjithë kopetë e tyre, të bagëtive të imta dhe të trasha dhe me gjithçka kanë, kanë ardhur nga vendi i Kanaanit; dhe ja, tani ndodhen në vendin e Goshenit".
Eksodi 9:4
Por Zoti do të bëjë dallim midis bagëtisë së Izraelit dhe asaj të Egjiptit; kështu asnjë ngordhje nuk do të ketë në gjithçka që u përket bijve të Izraelit"".
Eksodi 9:25
Dhe breshri goditi në të gjithë vendin e Egjiptit gjithçka që ishte në fushat, si njerëzit ashtu dhe kafshët; breshri goditi çdo lloj bimësie në fushat dhe bëri copë copë çdo pemë që ndodhej në fushë.
Eksodi 18:24
Moisiu e dëgjoi zërin e vjehrrit të tij, dhe bëri gjithçka që i kishte thënë.
Eksodi 19:8
Dhe tërë populli u përgjigj bashkë dhe tha: "Ne do të bëjmë gjithçka që ka thënë Zoti". Kështu Moisiu i raportoi Zotit fjalët e popullit.
Eksodi 20:11
sepse në gjashtë ditë Zoti krijoi qiejt dhe tokën, detin dhe gjithçka që është në to, dhe ditën e shtunë ai pushoi; prandaj Zoti e ka bekuar ditën e shabatit dhe e ka shenjtëruar atë.
Eksodi 37:22
Këto mollë dhe këto krahë përbënin një të tërë të vetme me shandanin; gjithçka ishte prej ari safi të punuar me çekiç.
Levitiku 11:33
Çdo enë prej argjile brenda të cilës një prej tyre bie, do ta thyeni; dhe gjithçka që ndodhet në të do të jetë i papaster.
Levitiku 14:36
Atëherë prifti do të urdhërojë që të zbrazet shtëpia para se ai të hyjë për të shqyrtuar plagën, me qëllim që gjithçka që ndodhet në shtëpi të mos bëhet e papastër. Pastaj prifti do të hyjë për të ekzaminuar shtëpinë.
Numrat 1:54
Bijtë e Izraelit iu binden gjithçkaje që Zoti kishte urdhëruar Moisiun, dhe kështu bënë.
Numrat 22:4
Kështu Moabi u tha pleqve të Madianit: "Tani kjo turmë do të gllabërojë gjithçka që kemi rreth nesh, ashtu si kau përlan barin e fushave". Balaku, bir i Tsiporit, ishte në atë kohë mbreti i Moabit.
Numrat 30:2
"Kur dikush lidh një kusht me Zotin ose lidh një detyrim duke u betuar, nuk do ta shkelë fjalën e tij, por do të bëjë gjithçka ka dalë nga goja e tij.
Ligji i Përtërirë 10:14
Ja, Zotit, Perëndisë tënd, i përkasin qiejtë, qiejtë e qiejve, toka dhe gjithçka ajo përmban;
Ligji i Përtërirë 13:15
atëherë do të vrasësh me shpatën tënde banorët e atij qyteti, duke vendosur shfarosjen e tij dhe gjithçka që ndodhet në të; do të vrasësh edhe bagëtinë e tij.
Ligji i Përtërirë 24:8
Në raste lebre trego kujdes të madh dhe bëj gjithçka t`ju mësojnë priftërinjtë levitë; do të keni kujdes të veproni ashtu siç i kam urdhëruar.
Jozueu 6:21
Dhe shfarosën gjithçka ishte në qytet, duke vrarë me shpatë burra e gra, fëmijë dhe pleq e madje qe, dele dhe gomarë.
Jozueu 6:23
Atëherë të rinjtë që kishin vëzhguar vendin shkuan dhe nxorën jashtë Rahabin, të atin, të ëmën, të vëllezërit dhe gjithçka i përkiste asaj; kështu nxorën jashtë të gjithë të afërmit e saj dhe i lanë jashtë kampit të Izraelit.
Jozueu 6:25
Por Jozueu e la të gjallë prostitutën Rahab, familjen e atit të saj dhe gjithçka që i përkiste; kështu që ajo banoi në mes të Izraelit deri sot, sepse ajo kishte fshehur zbuluesit që Jozueu kishte dërguar për të vëzhguar Jerikon.
Jozueu 7:15
Dhe atij që do t`i gjenden gjëra të caktuara të shfarosen do t`i vihet flaka, atij vet dhe gjithçka që i përket, sepse ka shkelur besëlidhjen e Zotit dhe ka kryer një gjë të keqe në Izrael"".
Gjyqëtarët 20:48
Pastaj Izraelitët u kthyen kundër bijve të Beniaminit dhe vranë me shpatë tërë banorët e qytetit, duke përfshirë edhe bagëtinë dhe gjithçka gjenin; u vunë flakën edhe tërë qyteteve që u dilnin përpara.
Ruthi 3:11
Prandaj tani mos ki frikë, bija ime; unë do të bëj për ty gjithçka që më kërkon, sepse të gjithë njerëzit e qytetit tim e dinë që ti je një grua e virtytshme.
2 i Samuelit 3:21
Pastaj Abneri i tha Davidit: "Unë do të ngrihem dhe do të shkoj të mbledh tërë Izraelin rreth mbretit, zotërisë tim, me qëllim që të lidhin aleancë me ty dhe ti të mund të mbretërosh mbi gjithçka dëshëron zemra jote". Pastaj Davidi u nda me Abnerin, që u largua në paqe.
2 i Samuelit 7:3
Nathani iu përgjigj mbretit: "Shko, bëj gjithçka ke në zemër, sepse Zoti është me ty".
2 i Samuelit 15:15
Shërbëtorët e mbretit i thanë: "Ja, shërbëtorët e tu janë gati të bëjnë gjithçka që i pëlqen mbretit, zotërisë tonë".
1 i Mretërve 11:37
Kështu do të të marr ty dhe ti do të mbretërosh mbi gjithçka dëshiron zemra jote, dhe do të jesh mbret i Izraelit.
2 i Mretërve 14:3
Ai bëri atë që është e drejtë në sytë e Zotit, por jo si Davidi, ati i tij; bëri gjithçka ashtu siç kishte vepruar Joasi, ati i tij.
1 i Kronikave 29:12
Nga ti vijnë pasuria dhe lavdia; ti sundon mbi gjithçka; në dorën tënde janë forca dhe fuqia, dhe ti ke fuqinë për të bërë të madh dhe për t`u dhënë forcë të gjithëve.
1 i Kronikave 29:14
Po kush jam unë dhe kush është populli im që jemi në gjendje të të ofrojmë gjithçka në mënyrë spontane? Në të vërtetë të gjitha gjërat vijnë nga ti, dhe ne të kemi kthyer thjesht atë që kemi marrë nga dora jote.
2 i Kronikave 21:14
ja, Zoti do të godasë me një fatkeqësi të madhe popullin tënd, fëmijët e tu, bashkëshortet e tua dhe gjithçka që ti zotëron;
2 i Kronikave 32:31
Por kur krerët e Babilonisë i dërguan lajmëtarë për t`u informuar për mrekullinë që kishte ndodhur në vend, Perëndia e braktisi për ta vënë në provë e për të njohur gjithçka që ishte në zemrën e tij.
2 i Kronikave 33:8
dhe nuk do të bëj që të endet më këmba e Izraelit larg vendit që u kam dhënë etërve të tyre, me kusht që të kujdesen të zbatojnë në praktikë gjithçka që kam urdhëruar, sipas tërë ligjit, statuteve dhe dekreteve të dhëna me anë të Moisiut".
Esdra 7:21
Unë, mbreti Artasers, urdhëroj të gjithë arkëtarët e krahinës matanë Lumit: gjithçka që do të kërkojë prifti Ezdra, shkruesi i ligjit të Perëndisë të qiellit, t`i plotësohen menjëherë,
Nehemia 9:6
Vetëm ti je Zoti! Ti ke bërë qiejtë, qiejtë e qiejve dhe tërë ushtrinë e tyre, dheun dhe tërë ato që qëndrojnë mbi të, detet dhe gjithçka që është në ta. Ti i mban gjallë tërë këto gjëra dhe ushtria e qiejve të adhuron.
Jobi 2:4
Atëherë Satanai iu përgjigj Zotit dhe tha: "Lëkurë për lëkurë! Gjithçka që zotëron, njeriu është gati ta japë për jetën e tij.
Jobi 18:21
Pikërisht kështu janë banesat e njerëzve të këqij, dhe ky është vendi i atij që nuk e njeh Perëndinë". Përgjigja e pestë e Jobit; ai e ndjen veten të përqeshur; gjithçka është kundër tij
Jobi 28:10
Hap galeri ndër shkëmbinj dhe syri i tij sheh gjithçka që është e çmuar.
Jobi 42:2
"E pranoj që mund të bësh gjithçka, dhe që asnjë nga planet e tua nuk mund të pengohet.
Psalmet 1:3
Ai do të jetë si një pemë e mbjellë gjatë brigjeve të ujit, që jep frytin e tij në stinën e tij dhe të cilit gjethet nuk i fishken; dhe gjithçka bën do të ketë mbarësi.
Psalmet 69:34
E mburrshin qiejtë dhe toka, detet dhe gjithçka lëviz në to.
Psalmet 96:11
Le të gëzohen qiejtë dhe të gëzohet toka; le të zhurmojë deti dhe gjithçka gjindet në të.
Psalmet 96:12
Le të ngazëllohet fusha dhe gjithçka gjindet në të. Atëherë tërë drurët e pyllit do të lëshojnë britma gëzimi përpara Zotit,
Psalmet 98:7
Le të zhurmojë deti dhe gjithçka ndodhet në të, bota dhe banorët e saj.
Psalmet 103:19
Zoti e ka vendosur fronin e tij në qiejtë, dhe mbretërimi i tij sundon mbi gjithçka.
Psalmet 146:6
që ka krijuar qiejtë dhe tokën, detin dhe gjithçka është në to, që ruan besnikërinë përjetë,
Predikuesi 1:3
"Kotësi e kotësive; gjithçka është kotësi". Çfarë përfitimi ka njeriu nga gjithë mundi i tij, kur mundohet nën rrezet e diellit?
Predikuesi 2:16
Nuk mbetet në fakt asnjë kujtim jetëgjatë si i njeriut të urtë ashtu edhe i njeriut budalla, sepse në ditët e ardhme gjithçka do të harrohet. Dhe ashtu si vdes budallai, në të njëjtën mënyrë vdes i urti.
Predikuesi 3:19
Në fakt të gjitha ato që u ndodhin bijve të njerëzve u ndodhin kafshëve; të dy palëve u ndodh e njëjta gjë. Ashtu si vdes njeri, kështu vdes tjetri. Po, të gjithë kanë po atë frymë; dhe njeriu nuk ka asnjë epërsi mbi kafshën, sepse gjithçka është kotësi.
Predikuesi 7:15
Pashë gjithçka në ditët e kotësisë sime. Ndodh që i drejti të vdesë në drejtësinë e vet dhe që i pabesi të jetojë gjatë në ligësinë e tij.
Predikuesi 9:1
Kështu unë e mendova gjithë këtë në zemrën time për të kërkuar ta qartësoj; që të drejtët dhe të urtët dhe veprat e tyre janë në duart e Perëndisë. Njeriu nuk njeh as dashurinë as urrejtjen; gjithçka është para tij.
Predikuesi 11:5
Ashtu si ti nuk njeh rrugën e erës dhe mënyrën si formohen kockat në barkun e gruas me barrë, kështu ti nuk e njeh veprën e Perëndisë që bën gjithçka.
Predikuesi 12:8
"Kotësi e kotësive", thotë Predikuesi, "gjithçka është kotësi".
Isaia 34:1
Afrohuni, o kombe, për të dëgjuar; o popuj, kini kujdes. Le të dëgjojë toka dhe gjithçka që është në të, bota dhe gjithçka që ajo prodhon.
Isaia 39:4
Isaia pyeti akoma: "Çfarë panë në pallatin tënd?". Ezekia u përgjigj: "Panë gjithçka që ndodhet në pallatin tim; nuk mbeti asgjë nga thesaret e mia që nuk ua tregova atyre.
Isaia 39:6
Ja, do të vijnë ditë në të cilat gjithçka që ndodhet në pallatin tënd dhe ato që etërit e tu kanë grumbulluar deri më sot do të mbarten në Babiloni; nuk do të mbetet asgjë, thotë Zoti.
Isaia 40:26
Ngrini sytë tuaja përpjetë dhe shikoni: Kush i krijoi këto gjëra? Ai që e nxjerr ushtrinë e tyre me shumicë dhe thërret gjithçka me emër; për madhështinë e fuqisë së tij dhe forcën e tij, asnjë nuk mungon.
Isaia 46:10
që shpall fundin që në fillim, dhe shumë kohë më parë gjërat që ende nuk janë bërë, duke thënë: "Plani im do të realizohet dhe do të bëj gjithçka më pëlqen",
Isaia 63:7
Unë do të kujtoj mirësitë e Zotit, lavdimet e Zotit për gjithçka që na ka dhënë si dhe mirësinë e madhe që i ka siguruar shtëpisë së Izraelit sipas dhembshurive të tij dhe sipas dashamirësisë së tij të madhe.
Jeremia 47:2
Kështu thotë Zoti: "Ja ujrat po ngrihen nga veriu, bëhen një përrua që del nga shtrati dhe përmbytin vendin dhe gjithçka përmban, qytetin dhe ata që banojnë në të; atëherë njerëzit do të bërtasin dhe tërë banorët e vendit, do të ulërijnë.
Jeremia 50:32
Arrogantja do të tronditet dhe do të rrëzohet, dhe askush nuk do ta ngrerë. Unë do t`u vë zjarrin qyteteve të saj dhe ai do të përpijë gjithçka që e rrethon".
Vajtimet 2:3
Me një zemërim të zjarrtë ka thyer tërë fuqinë e Izraelit, ka tërhequr të djathtën e tij përpara armikut, ka djegur në mes të Jakobit si një zjarr flakërues që gllabëron gjithçka rreth e qark.
Ezekieli 5:10
Prandaj në mes teje etërit do të hanë bijtë e tyre dhe bijtë do të hanë etërit e tyre; do të zbatoj gjykimet e mia mbi ty dhe do të shpërndaj në të gjitha erërat gjithçka që do të mbetet prej teje.
Ezekieli 19:7
Mësoi vendet e tyre të shkretuara dhe shkatërroi qytetet e tyre; vendi e gjithçka që kishte u shkretua nga zhurma e vrumbullimit të tij.
Ezekieli 30:12
Do t`i thaj lumenjtë dhe do t`ia shes vendin njerëzve të këqij; dhe nëpërmjet të të huajve do ta bëj të shkretuar vendin dhe gjithçka ai përmban. Unë, Zoti, fola".
Ezekieli 47:9
Dhe do të ndodhë që çdo qenie e gjallë që lëviz do të jetojë, kudo që arrin lumi; do të ketë bollëk të madh peshqish, sepse vijnë këto ujëra dhe shëndoshin ujërat e tjera; kudo që arrin lumi gjithçka ka për t`u gjallëruar.
Mikea 2:12
"Do të mbledh me siguri gjithçka, o Jakob, do të mbledh me siguri mbeturinën e Izraelit; do t`i vë bashkë si delet në një vathë, si një kope në mes të kullotës së vet; do të bëjnë një zhurmë të madhe për shkak të morisë së njerëzve.
Mateu 5:18
Sepse në të vërtetë ju them: Deri sa qielli dhe toka, të kalojnë asnjë jotë a asnjë pikë e ligjit nuk do të kalojnë, para se të plotësohet gjithçka.
Mateu 5:37
Por fjala jote të jetë: Po, po; jo, jo; gjithçka më tepër vjen nga i ligu.
Mateu 7:12
Gjithçka, pra, që ju dëshironi t`ju bëjnë njerëzit, ua bëni edhe ju atyre, sepse ky është ligji dhe profetët.
Mateu 13:44
"Përsëri, mbretëria e qiejve i ngjan një thesari të fshehur në një arë, që një njeri që e ka gjetur e fsheh; dhe, nga gëzimi që ka, shkon, shet gjithçka që ka dhe e blen atë arë.
Mateu 13:46
Dhe, kur gjen një margaritar me vlerë të madhe, shkon dhe shet gjithçka që ka dhe e blen.
Mateu 15:5
Kurse ju thoni: "Kushdo që i thotë atit ose nënës: "Gjithçka me të cilën mund të të mbaja i është ofruar Perëndisë",
Mateu 16:19
Dhe unë do të të jap çelësat e mbretërisë së qiejve; gjithçka që të kesh lidhur mbi tokë, do të jetë lidhur në qiej, dhe gjithçka që të kesh zgjidhur mbi tokë, do të jetë zgjidhur në qiej".
Mateu 18:31
Por shërbëtorët e tjerë, kur e panë ngjarjen, u pikëlluan shumë dhe shkuan e i thanë zotërisë së tyre gjithçka që kishte ndodhur.
Mateu 21:22
Dhe gjithçka të kërkoni në lutje, duke patur besim, do të merrni".
Mateu 22:4
Dërgoi përsëri shërbëtorë të tjerë duke thënë: "U thoni të ftuarve: Ja unë e kam shtruar drekën time, viçat e mi dhe bagëtia ime e majmur janë therur dhe gjithçka është gati; ejani në dasmë".
Mateu 23:3
Zbatoni, pra, dhe bëni gjithçka t`ju thonë të zbatoni; por mos bëni si bëjnë ata, sepse thonë, por nuk e bëjnë.
Marku 6:23
Dhe iu betua: "Gjithçka që të më kërkosh, do të ta jap, deri gjysmën e mbretërisë sime!".
Marku 7:11
Por ju thoni: "Në qoftë se dikush i thotë atit të vet ose nënës së vet: Gjithçka që mund të bëjë për ty është kurban, domethënë një ofertë Perëndisë",
Marku 8:25
Atëherë Jezusi i vuri përsëri duart mbi sytë dhe e bëri të shikojë lart; dhe atij iu kthye të parit dhe shikonte qartë gjithçka.
Marku 10:27
Por Jezusi, duke i ngulur sytë mbi ta, u tha: "Kjo për njerëzit është e pamundur, por jo për Perëndinë, sepse gjithçka është e mundur për Perëndinë".
Lluka 9:43
Të gjithë mbetën të mahnitur nga madhëria e Perëndisë. Dhe, ndërsa të gjithë po mrekulloheshin për gjithçka bënte Jezusi, ai u tha dishepujve të vet:
Lluka 10:22
Gjithçka më është dhënë në dorë nga Ati im; dhe askush nuk e di kush është Biri, përveç Atit, dhe kush është Ati, përveç Birit, dhe atij që Biri do t`ia zbulojë".
Lluka 11:36
Në se gjithë trupi yt është i ndriçuar, pa asnjë pjesë të errët, gjithçka do të jetë e ndriçuar, sikurse ndodh kur llamba të ndriçon me shkëlqimin e saj".
Lluka 14:17
dhe, në kohë të darkës, dërgoi shërbëtorin e vet t`u thotë të ftuarve: "Ejani, sepse gjithçka tashmë është gati".
Lluka 18:12
Unë agjëroj dy herë në javë dhe paguaj të dhjetën e gjithçkaje që kam".
Lluka 18:22
Si e dëgjoi, Jezusi i tha: "Të mungon akoma një gjë: shit gjithçka që ke dhe jepua të varfërve dhe do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja e më ndiq".
Lluka 21:4
Sepse të gjithë këta dhanë nga tepricat e pasurisë së tyre për shtëpinë e Perëndisë, kurse ajo, në varfërinë e vet, dha gjithçka që kishte për të jetuar".
Lluka 24:25
Atëherë ai u tha atyre: "O budallenj dhe zemërngathët për të besuar gjithçka që kanë thënë profetët!
Gjoni 2:5
Nëna e tij u tha shërbëtorëve: "Bëni gjithçka që ai t`ju thotë!".
Gjoni 4:29
"Ejani të shikoni një njeri që më ka thënë gjithçka kam bërë; vallë mos është ky Krishti?".
Gjoni 4:39
Dhe shumë Samaritanë nga ai qytet besuan në të, për shkak të fjalës së gruas që dëshmoi: "Ai më tregoi gjithçka kam bërë".
Gjoni 5:20
Sepse Ati e do Birin dhe i dëfton gjithçka që bën vetë; dhe do t`i dëftojë vepra më të mëdha se këto, që të mrekulloheni.
Gjoni 6:37
Gjithçka që më jep Ati do të vijë tek unë; dhe atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë kurrë,
Gjoni 10:41
Dhe shumë veta erdhën tek ai dhe thoshnin: "Gjoni vërtet nuk bëri asnjë shenjë, por gjithçka që Gjoni tha për këtë ishte e vërtetë".
Gjoni 11:45
Atëherë shumë nga Judenjtë, që kishin ardhur te Maria dhe kishin parë gjithçka kishte bërë Jezusi, besuan në të.
Gjoni 13:3
Jezusi, duke ditur se Ati i kishte dhënë gjithçka në duar, dhe se ai kishte dalë nga Perëndia dhe te Perëndia po kthehej,
Gjoni 16:30
Tani ne njohim se ti di gjithçka dhe s`ke nevojë që ndokush të të pyesë; prandaj ne besojmë se ke dalë nga Perëndia".
Gjoni 18:4
Atëherë Jezusi, duke ditur gjithçka që do t`i ndodhte, doli dhe i pyeti: "Kë kërkoni?".
Veprat 4:23
Kur u liruan, ata u kthyen tek të vetët dhe u treguan gjithçka që krerët e priftërinjve dhe pleqtë u kishin thënë.
Veprat 4:24
Kur i dëgjuan këto, ata unanimisht e ngritën zërin te Perëndia dhe thanë: "O Zot, ti je Perëndia që ke bërë qiellin, tokën, detin dhe gjithçka që është në ta,
Veprat 10:33
Kështu dërgova menjëherë të të thërrasin, dhe ti bëre mirë që erdhe; tani ne këtu jemi të gjithë në prani të Perëndisë për të dëgjuar gjithçka që Perëndia të ka urdhëruar".
Veprat 11:10
Dhe kjo ndodhi tri herë; pastaj gjithçka u tërhoq përsëri në qiell.
Veprat 24:3
"Fort i shkëlqyeri Feliks, ne e pranojmë në gjithçka e për gjithçka dhe me mirënjohje të thellë se paqja të cilën gëzojmë dhe reformat dobiprurëse që janë zbatuar për këtë komb janë vepër e masave të tua largpamëse.
Romakëve 3:19
Por ne e dimë se gjithçka që thotë ligji, e thotë për ata që janë nën ligj, me qëllim që çdo gojë të heshtë dhe gjithë bota t`i jetë nënshtruar gjykimit të Perëndisë,
1 Korintasve 6:12
Çdo gjë më lejohet, por jo gjithçka është e dobishme; çdo gjë më lejohet, por unë nuk do të nënshtrohem asnjërës.
1 Korintasve 9:22
E kam bërë veten time të dobët me të dobëtit, për të fituar të dobëtit; e kam bërë veten time gjithçka për të gjithë, që të mund të shpëtoj me çdo mënyrë disa njerëz.
1 Korintasve 10:23
Gjithçka më lejohet, por jo gjithçka është dobishme; gjithçka më lejohet, por jo çdo gjë ndërton.
1 Korintasve 10:26
sepse "toka është e Zotit dhe gjithçka që ajo përmban".
1 Korintasve 10:28
Por në qoftë se dikush ju thotë: "Kjo është nga flijim idhujsh", mos hani, për atë që ju paralajmëroi dhe për shkak të ndërgjegjes, sepse "toka është e Zotit dhe gjithçka që ajo përmban".
1 Korintasve 15:28
Dhe kur t`i ketë nënshtruar të gjitha, atëherë Biri vetë do t`i nënshtrohet Atij që i nënshtroi të gjitha, që Perëndia të jetë gjithçka në të gjithë.
2 Korintasve 6:10
si të brengosur, por gjithmonë të gëzuar; si të varfër, por shumë veta i bëjmë të pasur; si njerëz që s`kanë kurrgjë, por kanë gjithçka.
Efesianëve 5:9
sepse fryti i Frymës konsiston në gjithçka që është mirësi, drejtësi dhe të vërtetë,
Filipjanëve 4:13
Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon.
Kolosjanëve 3:11
Këtu nuk ka më Grek e Jud, rrethprerje dhe parrethprerje, Barbar e Skithas, shërbëtor e i lirë, por Krishti është gjithçka dhe në të gjithë.
Kolosjanëve 4:7
Tikiku, vëllai i dashur, dhe shërbenjës besnik, dhe shoku im i shërbimit në Zotin, do t`jua tregojë gjithçka lidhur me mua;
1 Timoteut 3:11
Edhe bashkëshortet e tyre të kenë dinjitet, jo shpifarake, por të përmbajtura dhe besnike në gjithçka.
1 Timoteut 6:17
Porositi të pasurit e kësaj bote të mos jenë krenarë, dhe të mos i mbajnë shpresat në pasurinë që është e pasigurt, por në Perëndinë e gjallë, i cili na jep gjithçka bujarisht për ta gëzuar,
Titit 1:15
Gjithçka është e pastër për ata që janë të pastër, por asgjë nuk është e pastër për të ndoturit dhe për ata që nuk besojnë; madje edhe mendja, edhe ndërgjegja e tyre janë të ndotura.
Hebrenjve 3:4
sepse çdo shtëpi ndërtohet prej dikujt, por ai që ka ndërtuar gjithçka është Perëndia.
1 Pjetrit 4:11
Nëse dikush flet, le ta bëjë si të shpa-llë orakullit të Perëndisë; kush bën një shërbim, le të bëjë në forcën që i jep Perëndia, që në gjithçka të përlëvdohet Perëndia nëpërmjet Jezu Krishtit, të cilit i takon lavdia dhe pushteti për shekuj të shekujve. Amen.
1 Gjonit 2:16
sepse gjithçka që është në botë, lakmia e mishit, lakmia e syve dhe krenaria e jetës, nuk vjen nga Ati, por nga bota.

Grafi