Zanafilla 43:9 Unë bëhem garant për të; do t`i kërkosh llogari dorës sime për atë. Në rast se nuk e rikthej dhe nuk e vë para teje, do të jem fajtor para teje për gjithnjë.
Jobi 16:19 Që tani, ja, dëshmitari im është në qiell, garanti im është lart.
Jobi 17:3 Më jep, pra, një peng pranë teje, përndryshe kush do të më shtrëngonte dorën si garant?
Fjalët e Urta 6:1 Biri im, në qoftë se je bërë garant për të afërmin tënd, në rast se ke dhënë dorën si garanci për një të huaj,
Fjalët e Urta 11:15 Kush bëhet garant për një të huaj do të pësojë dëmet e këtij veprimi, por ai që refuzon të japë dorën si garant është i sigurt.
Fjalët e Urta 17:18 Njeriu që nuk ka mend jep dorën si garanci dhe merr zotime për të afërmin e tij.
Fjalët e Urta 20:16 Merr rroben e atij që është bërë garant për një të huaj, dhe mbaje si peng për gruan e huaj.
Fjalët e Urta 27:13 Merr rroben e atij që është bërë garant për një të huaj dhe mbaje si peng për gruan e huaj.
Isaia 38:14 Krakëllija si një lejlek apo një dallëndyshe, rënkoja si një pëllumbeshë; sytë e mi ishin të lodhur, duke shikuar lart. O Zot, jam i shtypur; bëhu ti garanti im.
2 Timoteut 2:5 Po ashtu, nëse dikush merr pjesë në gara, nuk kurorëzohet po të mos ketë luftuar sipas rregullave.
Hebrenjve 6:16 Sepse njerëzit bëjnë be për dikë që është më i madh, dhe në këtë mënyrë betimi për ta është garancia që i jep fund çdo mosmarrëveshjeje.
Hebrenjve 7:22 Kështu Jezusi u bë garant i një besëlidhjeje shumë më të mirë.