Psalmet 89:46 Deri kur, o Zot? A do të fshihesh ti përjetë? A do të flakërojë si zjarr zemërimi yt?
Isaia 45:15 Në të vërtetë ti je një Perëndi që fshihesh, o Perëndi i Izraelit, o Shpëtimtar.
Amosi 9:3 Edhe sikur të fshiheshin në majë të Karmelit, unë do t`i gjej dhe do t`i marr; edhe sikur t`i fshiheshin shikimit tim në fund të detit, atje do të urdhëroj gjarpërin t`i kafshojë;
Nahumi 3:11 Ti gjithashtu do të jesh e dehur dhe do të fshihesh; ti gjithashtu do të kërkosh një vend të fortifikuar përpara armikut.