1 Korintasve 15:57 Por ta falënderojmë Perëndinë që na jep fitoren me anë të Zotit tonë Jezu Krisht.
2 Korintasve 8:16 Le ta falënderojmë Perëndinë, që i shtiu në zemër Titit po atë kujdes për ju,
2 Korintasve 9:15 Le të falënderojmë Perëndinë për dhuratën e tij të patregueshme.
Kolosjanëve 1:3 E falenderojmë Perëndinë dhe Atin e Zotit tonë Jezu Krisht, duke u lutur vazhdimisht për ju,
1 Thesalonikasve 1:2 Ne përherë e falënderojmë Perëndinë për ju të gjithë, duke ju kujtuar në lutjet tona,
1 Thesalonikasve 2:13 Prandaj edhe ne e falenderojmë pa pushim Perëndinë, se kur ju keni marrë nga ne fjalën e Perëndisë, e pritët atë jo si fjalë njerëzish, por, sikurse është me të vërtetë, si fjalë Perëndie, që vepron ndër ju që besoni.
2 Thesalonikasve 1:3 Ne e kemi për detyrë ta falënderojmë gjithnjë Perëndinë për ju, o vëllezër, sikurse është fort e drejtë, sepse besimi juaj po rritet shumë dhe dashuria e secilit prej jush për njëri-tjetrin po tepron,
2 Thesalonikasve 2:13 Por ne duhet ta falënderojmë vazhdimisht Perëndinë për ju, o vëllezër të dashur nga Zoti, sepse Perëndia ju zgjodhi që në fillim për t`ju shpëtuar, me anë të shenjtërimit të Frymës dhe të besimit në të vërtetën;
Zbulesa 11:17 duke thënë: "Ne të falënderojmë, o Zot, Perëndi i Plotfuqishmi, që je, që ishe dhe që do të vish, sepse more në dorë pushtetin tënd të madh, dhe mbretëron.