Lista e vargjeve të Biblës ku gjendet fjala dobëti
Vargu
Ligji i Përtërirë 25:18 ai të doli përballë rrugës, duke sulmuar nga prapa tërë të dobëtit që ishin të fundit, kur ti ishe i lodhur dhe i mbaruar, dhe nuk pati fare frikë nga Perëndia.
1 i Samuelit 2:4 Dhe harqet e të fuqishmëve thyhen, ndërsa të dobëtit janë pajisur me forcë.
2 i Kronikave 28:15 Pastaj disa njerëz të thirrur me emër u ngritën dhe morën robërit dhe me rrobat e plaçkës veshën tërë ata që ishin lakuriq; u dhanë rroba dhe sandale, për të ngrënë dhe për të pirë dhe i vajosën; pastaj i mbartën tërë të dobëtit mbi gomarë dhe i çuan në Jeriko, qyteti i palmave, pranë vëllezërve të tyre, pastaj u kthyen në Samari.
Jobi 26:1 Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha: "Si e ke ndihmuar të dobëtin,
Psalmet 72:13 Atij do t`i vijë keq për të dobëtin dhe për nevojtarin dhe do të shpëtojë jetën e nevojtarëve.
Psalmet 82:3 Mbroni të dobëtin dhe jetimin, sigurojini drejtësi të vuajturit dhe të varfërit.
Joeli 3:10 Farkëtoni shpata me ploret tuaj dhe ushta me drapërinjtë tuaj. I dobëti le të thotë: "Jam i Fortë!"".
Zakaria 12:8 Atë ditë Zoti do t`i mbrojë banorët e Jeruzalemit; atë ditë më i dobëti ndër ta do të jetë si Davidi, dhe shtëpia e Davidit do të jetë si Perëndia, si Engjëlli i Zotit përpara tyre.
1 Korintasve 8:9 Por kini mendjen se mos kjo liri që keni të bëhet pengesë për të dobëtit.
1 Korintasve 9:22 E kam bërë veten time të dobët me të dobëtit, për të fituar të dobëtit; e kam bërë veten time gjithçka për të gjithë, që të mund të shpëtoj me çdo mënyrë disa njerëz.
1 Thesalonikasve 5:14 Tani, vëllezër, ju bëjmë thirrje t`i qortoni të parregulltit, të ngushëlloni zemërlëshuarit, të ndihmoni të dobëtit dhe të jeni të duruar me të gjithë.