Levitiku 25:9 Ditën e dhjetë të muajit të shtatë do t`i biesh burisë; ditën e shlyerjes do të bëni që të bjerë buria në të gjithë vendin.
Jobi 39:24 Me zjarr dhe vrull i zhduk distancat dhe nuk qëndron në vend kur bie buria.
Isaia 27:13 Atë ditë do të ndodhë që të bjerë buria e madhe, dhe ata që kanë humbur në vendin e Asirisë dhe ata që janë shpërndarë në vendin e Egjiptit do të vijnë dhe do të adhurojnë Zotin mbi malin e shenjtë, në Jeruzalem.
1 Korintasve 14:8 Sepse, po të japë buria një tingull të panjohur, kush do të përgatitet për betejë?
1 Korintasve 15:52 sa hap e mbyll sytë, në tingullin e burisë së fundit; sepse do të bjerë buria, të vdekurit do të ringjallen të paprisshëm dhe ne do të shndërrohemi,