Lista e vargjeve të Biblës ku gjendet fjala bindem
Vargu
Eksodi 5:2 Por Faraoni u përgjigj: "Kush është Zoti që unë duhet t`i bindem zërit të tij dhe ta lë Izraelin të shkojë? Unë nuk e njoh Zotin dhe nuk kam për ta lënë Izraelin të shkojë".
Eksodi 24:7 Pastaj mori librin e besëlidhjes dhe ia lexoi popullit, i cili tha: "Ne do të bëjmë tërë ato që ka thënë Zoti, dhe do t`i bindemi".
Jozueu 1:17 Ashtu siç i jemi bindur për çdo gjë Moisiut, kështu do të të bindemi ty. Vetëm me ty qoftë Zoti, Perëndia yt, ashtu siç ka qenë me Moisiun!
Jozueu 24:24 Populli iu përgjigj Jozueut: "Ne do t`i shërbejmë Zotit, Perëndisë tonë, dhe do t`i bindemi zërit të tij".
Jeremia 20:7 Ti më ke bindur, o Zot, dhe unë e lashë veten të bindem; ti je më i fortë se unë dhe fitove. Jam bërë objekt talljesh çdo ditë; kushdo tallet me mua.
Jeremia 42:6 Qoftë përgjigjja e tij e pëlqyer ose e papëlqyer, ne do t`i bindemi zërit të Zotit, Perëndisë tonë, tek i cili po të dërgojmë me qëllim që të na vinë të mira duke iu bindur zërit të Zotit, Perëndisë tonë".
Veprat 4:19 Por Pjetri dhe Gjoni, duke iu përgjigjur atyre, thanë: "Gjykoni ju, nëse është e drejtë para Perëndisë t`ju bindemi më shumë juve sesa Perëndisë.
Veprat 5:29 Por Pjetri dhe apostujt, duke u përgjigjur, thanë: "Duhet t`i bindemi Perëndisë më shumë sesa njerëzve.