Lista e vargjeve të Biblës ku gjendet fjala betohesh
Vargu
Zanafilla 24:3 dhe unë do të bëj që ti të betohesh në emër të Zotit, Perëndisë së qiejve dhe Perëndisë të tokës, që ti nuk do t`i marrësh për grua djalit tim asnjë prej bijave të Kanaanejve në mes të të cilëve unë banoj;
Zanafilla 50:6 Faraoni u përgjegj: "Ngjitu dhe varrose atin tënd ashtu si të ka vënë të betohesh".
Eksodi 13:19 Dhe Moisiu mori me vete eshtrat e Jozefit, sepse i kishte vënë bijtë e Izraelit të betoheshin shprehimisht, duke thënë: "Me siguri Perëndia do t`ju vizitojë; atëhere i bartni me vete eshtrat e mia".
Ligji i Përtërirë 10:20 Do të kesh frikë nga Zoti, Perëndia yt, do t`i shërbesh atij, do të jesh lidhur ngushtë me të dhe do të betohesh me emrin e tij.
1 i Mretërve 2:42 Atëherë mbreti dërgoi e thirri Shimein dhe i tha: "A nuk të vura të betoheshe në emër të Zotit dhe të kisha paralajmëruar solemnisht, duke të thënë: "Dije me siguri që ditën që do të dalësh andej këtej, ke për të vdekur". Dhe ti m`u përgjigje: "Fjala që dëgjova më shkon mbarë".
1 i Mretërve 18:10 Ashtu siç është e vërtetë që Zoti, Perëndia yt, rron, nuk ka komb dhe mbretëri në të cilin zoti im nuk ka dërguar njerëz të të kërkojnë; dhe kur thonin: "Nuk është këtu", ai i vinte të betoheshin mbretërinë dhe kombin që nuk kishin mundur të të gjenin.
Jeremia 4:2 dhe betohesh: "Zoti rron", me vërtetësi, me ndershmëri dhe me drejtësi, atëherë kombet do të jenë të bekuara.