Lista e vargjeve të Biblës ku gjendet fjala alarmi
Vargu
Numrat 10:5 Kur do t`i bini alarmit për herë të parë, ata që janë në lindje do të vihen në lëvizje.
Numrat 10:6 Kur do t`i bini alarmit për herë të dytë, ata që janë në jug do të vihen në lëvizje; duhet t`i bini alarmit që të vihen në lëvizje.
Numrat 10:7 Kur duhet të mblidhet asambleja do t`i bini borisë, pa i rënë alarmit.
Numrat 10:9 Kur në vendin tuaj do të shkoni në luftë kundër armikut që ju shtyp, do t`i bini alarmit me boritë; kështu do të kujtoheni përpara Zotit Perëndisë tuaj, dhe do të çliroheni nga armiqtë tuaj.
Numrat 31:6 Pastaj Moisiu i nisi për luftë, njëmijë njerëz nga çdo fis, së bashku me Finehasin, birin e priftit Eleazar, që kishte në dorë veglat e shenjta dhe boritë e alarmit.
2 i Kronikave 13:12 Dhe ja, vet Perëndia është me ne, mbi kryet tonë dhe priftërinjtë me buri kumbonjëse janë duke i rënë alarmit kundër jush. O bij të Izraelit, mos luftoni kundër Zotit, Perëndisë të etërve tuaj, sepse nuk do të keni sukses".
Osea 5:8 I bini bririt në Gibeah, i bini borisë në Ramah, jepni alarmin në Beth-aven; armikun e ke prapa krahëve të tua, o Beniamin.
Sofonia 1:16 një ditë zhurmimi të borisë dhe alarmi kundër qyteteve të fortifikuara dhe kullave të larta.