Ligji i Përtërirë 32:14 ajkën e lopëve dhe qumështin e deleve me gjithë yndyrën e qengjave, deshtë e Bashanit dhe cjeptë me majën e miellit të grurit; dhe ti ke pirë verën, gjakun e rrushit.
Gjyqëtarët 5:25 Ai kërkoi ujë dhe ajo i dha qumësht; në një kupë princash i ofroi ajkë.
Isaia 7:15 Ai do të hajë ajkë dhe mjaltë deri sa të mësojë të hedhë poshtë të keqen dhe të zgjedhë të mirën.
Isaia 7:22 dhe për shkak të bollëkut të qumështit që do t`i japin, ai do të hajë ajkë, sepse ajkë dhe mjaltë kanë për të ngrënë të gjithë ata që kanë mbijetuar dhe janë lënë në mes të vendit.