Lista e vargjeve të Biblës ku gjendet fjala Viktima
Vargu
Levitiku 22:21 Kur dikush i ofron Zotit një flijim falënderimi, që është marrë nga kopeja apo nga tufa, qoftë për të përmbushur një kusht, qoftë si ofertë vullnetare, viktima për t`u pëlqyer duhet të jetë e përsosur; nuk duhet të ketë asnjë të metë.
Levitiku 22:25 Nuk do pranoni nga i huaji asnjë nga këto viktima për ta ofruar si bukë të Perëndisë tuaj, sepse në to ka gjymtime dhe të meta; nuk do të pëlqeheshin për ju.
Levitiku 22:30 Viktima do të hahet po atë ditë; nuk do të lini asgjë deri në mëngjes. Unë jam Zoti.
Numrat 14:31 Të vegjlit tuaj përkundrazi, që ju thatë se do të ishin viktima të armiqve, do t`i fus; dhe ata do të njohin vendin që ju keni përçmuar.
Numrat 31:8 Bashkë me viktimat që ata bënë, ata vranë edhe mbretërit e Madianit: Evin, Rekemin, Tsurin, Hurin dhe Reban, pesë mbretërit e Madianit; vranë gjithashtu me shpatë Balaamin, birin e Beorit.