Syri

  • Fjala Syri
  • Gjendet në Bibël 17

Konkordanca

Lista e vargjeve të Biblës ku gjendet fjala Syri


Vargu
Zanafilla 31:43
Atëherë Labano u përgjegj dhe tha: "Këto bija janë bijat e mia, këta bij janë bijtë e mi, këto kope janë kopetë e mia, dhe gjithçka të zë syri është imja. Por çfarë mund t`u bëj sot këtyre bijave të mia apo bijve që ato kanë lindur?
Zanafilla 31:49
edhe Mitspah, sepse Labano tha: "Zoti të mos e ndajë syrin mua dhe ty kur do të jetë e pamundur të shohim shoqi-shoqin.
Eksodi 21:26
Në rast se dikush godet syrin e skllavit ose të skllaves së tij dhe ai humbet, do t`i lërë të shkojnë të lirë si kompensim për syrin e humbur.
Ligji i Përtërirë 7:16
Do të shfarosësh, pra, të gjithë popujt që Zoti, Perëndia yt, po të jep në pushtetin tënd; syri yt nuk duhet të ketë mëshirë për ta dhe mos u shërbe perëndive të tyre, sepse ky do të ishte një kurth për ty.
Ligji i Përtërirë 13:8
mos iu nënshtro atij dhe mos e dëgjo; syri yt nuk duhet të ketë mëshirë për të; mos e kurse, mos e fsheh.
Ligji i Përtërirë 19:13
Syri yt nuk do të ketë mëshirë për të, por do t`i heqësh Izraelit fajin që ka derdhur gjak të pafajshëm, dhe kështu do të kesh mbarësi.
Ligji i Përtërirë 19:21
Syri yt nuk do të ketë mëshirë, por do t`i përmbahet rregullit jetë për jetë, sy për sy, dhëmb për dhëmb, dorë për dorë, këmbë për këmbë".
Ligji i Përtërirë 25:12
syri yt nuk do të ketë mëshirë për të.
Ligji i Përtërirë 32:10
Ai e gjeti në një tokë të shkretë, në një vetmi të helmuar dhe të mjerë. Ai e rrethoi, u kujdes për të dhe e ruajti si bebja e syrit të tij.
1 i Samuelit 11:2
Amoniti Nahash iu përgjegj kështu: "Unë do të bëj aleancë me ju me këtë kusht: t`ju nxjerr syrin e djathtë të gjithëve për të poshtëruar tërë Izraelin.
1 i Samuelit 16:6
Kur ata arritën, ai ia vuri syrin Eliabit dhe tha: "Me siguri i vajosuri i Zotit është para tij".
Esdra 5:5
Por pleqtë e Judejve i ruante syri i Perëndisë të tyre; dhe ata nuk mundën t`i bëjnë të ndërprisnin punën deri sa t`i dërgohej një raport Darit dhe të vinte një përgjigje për këtë çështje.
Jobi 7:7
Kujto që jeta ime është një frymë; syri im nuk do të shohë më të mirën.
Jobi 7:8
Syri i atij që më shikon nuk do të më shohë më; sytë e tu do të jenë mbi mua, por unë nuk do të jem më.
Jobi 13:1
"Ja, tërë këtë syri im e pa dhe veshi im e dëgjoi dhe e kuptoi.
Jobi 17:2
A nuk jam i rrethuar nga njerëz që më përqeshin. Syri im ndalet mbi fyerjet e tyre.
Jobi 17:7
Syri më erret për shkak të dhembjes dhe tërë gjymtyrët e mia nuk janë veçse hije.
Jobi 20:9
Syri që e shihte, nuk do ta dallojë më; edhe banesa e tij nuk do ta shohë më.
Jobi 24:15
Syri i shkelësit të kurorës bashkëshortore pret muzgun duke menduar: "Askush nuk do të më shohë", dhe vë një vel mbi fytyrën e tij.
Jobi 28:7
Shpendi grabitqar nuk e njeh shtegun dhe as syri i skifterit nuk e ka parë kurrë.
Jobi 28:10
Hap galeri ndër shkëmbinj dhe syri i tij sheh gjithçka që është e çmuar.
Jobi 29:11
veshi që më dëgjonte, më shpallte të lumtur, dhe syri që më shihte, dëshmonte për mua,
Jobi 42:5
Veshi im kishte dëgjuar të flitej për ty por tani syri im të sheh.
Psalmet 6:7
Syri im ligështohet nga dhembja dhe plaket për shkak të tërë armiqve të mi.
Psalmet 17:8
Më ruaj si beben e syrit; më mbulo, nën hijen e krahëve të tu,
Psalmet 31:9
Ki mëshirë për mua, o Zot, sepse jam me ankth; syri im, shpirti im dhe të përbrendshmet e mia po treten nga dhembja,
Psalmet 32:8
Unë do të të edukoj dhe do të të mësoj rrugën, nëpër të cilën duhet të ecësh; unë do të të këshilloj dhe do ta mbaj syrin tim mbi ty.
Psalmet 33:18
Ja, syri i Zotit është mbi ata që kanë frikë para tij, mbi ata që shpresojnë në mirësinë e tij,
Psalmet 35:19
Mos u gëzofshin me mua ata që pa hak më janë bërë armiq, mos e shkelshin syrin ata që më urrejnë pa arsye,
Psalmet 88:9
Syri im venitet nga dhembja; të kërkoj çdo ditë, o Zot, dhe i zgjat drejt teje duart e mia.
Psalmet 94:9
Ai që ka vënë veshin, a nuk dëgjon? Ai që ka formuar syrin, a nuk shikon?
Fjalët e Urta 6:13
luan syrin, flet me këmbët, bën shenja me gishta;
Fjalët e Urta 10:10
Kush e shkel syrin shkakton vuajtje, por fjalamani budalla do të rrëzohet.
Fjalët e Urta 20:12
Veshin që dëgjon dhe syrin që sheh i ka bërë që të dy Zoti.
Fjalët e Urta 23:6
Mos ha bukën e atij që ka syrin e keq dhe mos dëshiro ushqimet e tij të shijshme;
Fjalët e Urta 30:17
Syrin që tallet me babanë dhe nuk pranon me përbuzje t`i bindet nënës, do ta nxjerrin korbat e përroit, do ta hanë të vegjëlit e shqiponjës.
Predikuesi 1:8
Tërë gjërat kërkojnë mund, më tepër nga sa mund të thotë njeriu; syri nuk ngopet kurrë duke parë, po kështu veshi nuk ngopet kurrë duke dëgjuar.
Isaia 13:18
Harqet e tyre do t`i rrëzojnë për tokë të rinjtë; nuk do të kenë mëshirë për foshnjat në bark të nënës; syri i tyre nuk do t`i kursejë fëmijët.
Vajtimet 3:49
Syri im derdh lot pa pushim, pa ndërprerje,
Vajtimet 3:51
Syri im i sjell dhembje shpirtit tim për të gjitha bijat e qytetit tim.
Ezekieli 5:11
Prandaj ashtu siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti, "sepse ti ke ndotur shenjtëroren time me të gjitha ndyrësirat e tua dhe neveritë e tua, do të të heq favorin tim, syri im nuk do të ketë asnjë mëshirë dhe nuk do të kem asnjë dhembshuri.
Ezekieli 7:4
Syri im nuk do të të kursejë dhe nuk do të kem mëshirë për ty, por do të hedh mbi ty rrugët e tua dhe veprimet e tua të neveritshme do të jenë në mes teje; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti".
Ezekieli 7:9
Syri im nuk do të të kursejë dhe nuk do të kem mëshirë, por do të bëj që të të bien mbi ty rrugët e tua dhe veprimet e tua të neveritshme do të jenë në mes teje; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti që godet.
Ezekieli 8:18
Prandaj edhe unë do të veproj me tërbim; syri im nuk do të ketë asnjë dhembshuri dhe nuk do të kem mëshirë fare. Edhe sikur të çojnë britma të larta veshëve të mi, unë nuk do t`i dëgjoj".
Ezekieli 9:5
Dhe të tjerëve u tha, në mënyrë që unë ta dëgjoja: "Kaloni nëpër qytet pas tij dhe goditni; syrit tuaj të mos i vijë keq dhe mos kini mëshirë aspak.
Ezekieli 9:10
Prandaj edhe syrit tim nuk do t`i vijë keq dhe nuk do të kem aspak mëshirë, por do të bëj që t`u bjerë mbi kokë sjellja e tyre".
Ezekieli 20:17
Megjithatë syri im i fali nga shkatërrimi dhe nuk i shfarosa krejt në shkretëtirë.
Zakaria 2:8
Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive: "Lavdia e tij më ka dërguar te kombet që ju kanë plaçkitur, sepse ai që ju prek prek beben e syrit të tij.
Zakaria 11:17
Mjerë bariu i pavlerë që e braktis kopenë! Një shpatë do të jetë kundër krahut të tij dhe kundër syrit të tij të djathtë. Krahu i tij do të thahet krejt dhe syri i tij do të verbohet fare.
Mateu 5:29
Në qoftë se syri yt i djathtë të çon në mëkat, hiqe dhe flake larg teje, sepse është më mirë për ty që të humbësh një nga gjymtyrët e tua se sa të hidhet në Gehenën gjithë trupi yt;
Mateu 6:22
Drita e trupit është syri; në qoftë se syri yt është i pastër, gjithë trupi yt do të jetë i ndriçuar,
Mateu 6:23
por në qoftë se syri yt është i lig, gjithë trupi yt do të jetë në errësirë; në qoftë se drita, pra, që është në ty është errësirë, sa e madhe do të jetë errësira!
Mateu 7:3
Pse shikon lëmishten që është në syrin e vëllait tënd dhe nuk shikon trarin që është në syrin tënd?
Mateu 7:4
Ose, si mund t`i thuash vëllait tënd: "Dale të të heq lëmishten nga syri", kur ke një tra në syrin tënd?
Mateu 7:5
O hipokrit, hiqe më parë trarin nga syri yt dhe pastaj shiko qartë për të nxjerrë lëmishten nga syri i vëllait tënd.
Mateu 18:9
Po ashtu, në qoftë se syri yt të skandalizohet për mëkat, nxirre dhe hidhe larg teje; është më mirë për ty të hysh në jetë vetëm me një sy se sa t`i kesh të dy dhe të të hedhin në Gehena të zjarrit.
Marku 9:47
Dhe nëse syri yt të skandalizon për mëkat, nxirre; është më mirë për ty të hysh me një sy në jetë sesa të kesh dy sy dhe të të hedhin në Gehenën e zjarrit,
Lluka 6:41
Po pse ti e shikon lëmishtën në sy të vëllait tënd dhe nuk e sheh traun në syrin tënd?
Lluka 6:42
Ose, si mund t`i thuash vëllait tënd: "Vëlla, më lër të të heq lëmishtën që ke në syrin tënd", kur ti vetë nuk e sheh traun në syrin tënd? O hipokrit, nxirre më parë traun nga syri yt dhe atëherë do të mund të shohësh mirë për të nxjerrë lëmishtën nga syri i vëllait tënd.
Lluka 11:34
Llamba e trupit është syri; në se syri yt është i shëndoshë, gjithë trupi yt do të jetë i ndriçuar; por në se syri yt është i sëmurë, edhe gjithë trupi yt do të jetë plot me errësirë.
1 Korintasve 2:9
Por, sikurse është shkruar: "Ato gjëra që syri nuk i ka parë dhe veshi nuk i ka dëgjuar dhe nuk kanë hyrë në zemër të njeriut, janë ato që Perëndia ka përgatitur për ata që e duan atë".
1 Korintasve 12:21
Dhe syri nuk mund t`i thotë dorës: "Unë nuk kam nevojë për ty"; dhe po ashtu koka nuk mund t`u thotë këmbëve: "Unë nuk kam nevojë për ju".

Grafi