Lista e vargjeve të Biblës ku gjendet fjala Përshëndeti
Vargu
1 i Samuelit 10:4 Ata do të të përshëndetin dhe do të të japin dy bukë, që do t`i marrësh nga duart e tyre.
1 i Samuelit 30:21 Pastaj Davidi arriti te dyqind njerëzit që kishin qenë tepër të lodhur për të shkuar pas Davidit që ai i kishte lënë në përruan e Besorit. Këta i dolën para Davidit dhe njerëzve që ishin me të. Kështu Davidi iu afrua atyre dhe i përshëndeti.
2 i Mretërve 10:15 U nis që andej dhe gjeti Jehonadabin, birin e Rekabit, që iu kishte dalë para; e përshëndeti dhe i tha: "A është zemra jote e drejtë ashtu siç është imja ndaj teje?". Jehonadabi u përgjigj: "Është".
Marku 12:38 Dhe ai u thoshte atyre në doktrinën e vet: "Ruhuni nga skribët, të cilëve u pëlqen të shëtisin me rroba të gjata dhe t`i përshëndetin në sheshe,
Lluka 1:40 dhe hyri në shtëpinë e Zakarias e përshëndeti Elizabetën.
Veprat 21:19 Mbasi i përshëndeti, Pali u tregoi atyre, një për një, të gjitha sa kishte bërë Zoti ndër johebrenjtë me anë të shërbesës së tij.
2 Timoteut 4:21 Përpiqu të vish përpara dimrit. Të përshëndetin Eubuli, Pudenti, Lini, Klaudja dhe të gjithë vëllezërit.
Titit 3:15 Të gjithë ata që janë me mua të bejnë të fala. Përshëndeti ata që na duan në besim. Hiri qoftë me ju të gjithë. Amen.