Lista e vargjeve të Biblës ku gjendet fjala Mjeshtër
Vargu
Eksodi 31:10 dhe rrobat e endura hollë me mjeshtëri, rrobat e shenjta për priftin Aaron dhe rrobat e bijve të tij për të shërbyer si priftërinj,
Psalmet 33:3 Këndojini një kantik të ri, bjerini me mjeshtëri veglës dhe brohoritni.
Fjalët e Urta 24:8 Kush mendon të bëjë keq do të quhet mjeshtër intrigash.
Lluka 17:13 dhe duke ngritur zërin, thanë: "Mjeshtër, Jezus, ki mëshirë për ne".
Veprat 18:3 Dhe duke qenë se kishin të njëjtën mjeshtëri, shkoi të banojë me ta dhe punonte; se mjeshtëria e tyre ishte të bënin çadra.
Hebrenjve 11:10 sepse priste qytetin që ka themelet, mjeshtër dhe ndërtues i të cilit është Perëndia.
Zbulesa 18:22 dhe zëri i harpistëve, i muzikantëve, i fyelltarëve dhe borizanëve nuk do të dëgjohet më te ti; dhe çdo mjeshtër i çfarëdo eksperti i arteve nuk do të gjendet më te ti, dhe nuk do të dëgjohet më te ti zëri i gurit të mullirit.