Lista e vargjeve të Biblës ku gjendet fjala Lameku
Vargu
Zanafilla 4:18 Dhe Enokut i lindi Iradi; Iradit i lindi Mehujaeli; Mehujaelit i lindi Methusaeli dhe Mathusaelit i lindi Lameku.
Zanafilla 4:19 Dhe Lameku mori dy gra: emri i njërës ishte Ada dhe emri i tjetrës Cilah.
Zanafilla 4:23 Pastaj Lameku u tha grave të tij: "Ada dhe Cilah, dëgjoni zërin tim; gra të Lamekut, u vini re fjalëve të mia! Po, unë vrava një njeri sepse më plagosi, dhe një të ri sepse më shkaktoi një irnim.
Zanafilla 4:24 Në rast se do t`i merret hak Kainit shtatë herë, Lamekut do t`i merret hak shtatëdhjetë herë shtatë".
Zanafilla 5:25 Metuselahu jetoi njëqind e tetëdhjetë e shtatë vjet dhe i lindi Lameku.
Zanafilla 5:26 Mbas lindjes së Lamekut, Metuselahu jetoi shtatëqind e tetëdhjetë e dy vjet dhe i lindën bij e bija.