Lista e vargjeve të Biblës ku gjendet fjala Kiliki
Vargu
Veprat 6:9 Dhe disa nga sinagoga, që quhej e Libertinëve, të Kirenarëve, të Aleksandrinëve dhe të atyre të Kilikisë dhe të Azisë u ngritën që të grindeshin me Stefanin;
Veprat 15:23 me një letër të shkruar nga dora e tyre që thoshte: "Apostujt, pleqtë dhe vëllezërit, vëllezërve nga johebrenjtë që janë në Antioki, Siri dhe Kiliki, përshëndetje.
Veprat 21:39 Dhe Pali tha: "Unë jam një Jude nga Tarsi, qytetar i një qyteti të Kilikisë që s`është i padëgjuar; dhe të lutem më lejo t`i flas popullit".
Veprat 22:3 "Në të vërtetë unë jam një Jude, lindur në Tars të Kilikisë dhe rritur në këtë qytet te këmbët e Gamalielit, edukuar me përpikërinë e ligjit të etërve tanë, plot me zell për Perëndinë, sikurse jeni ju të gjithë sot;
Veprat 23:34 Mbasi e lexoi letrën, qeveritari e pyeti Palin nga ç`krahinë ishte; dhe, kur mori vesh se ishte nga Kilikia,
Veprat 27:5 Si e kaptuam detin e Kilikisë dhe të Panfilisë, arritëm në Mirë të Likisë.