Numrat 32:1 Bijtë e Rubenit dhe bijtë e Gadit kishin një sasi jashtëzakonisht të madhe bagëtish; dhe kur panë që vendi i Jazerit dhe vendi i Galaadit ishin një tokë e përshtatshme për të rritur bagëti,
Jozueu 13:25 Territori i tyre përfshinte Jazerin, të gjitha qytetet e Galaadit, gjysmën e vendit të bijve të Amonit deri në Aroer, që ngrihet përballë Rabahut,
Jozueu 21:39 Heshbonin me tokat e tij për kullotë dhe Jazerin me tokat e tij për kullotë: gjithsejt katër qytete.
1 i Kronikave 6:81 Heshboni me tokat e tij për kullotë dhe Jazeri me tokat e tij për kullotë.
1 i Kronikave 26:31 Jerijahu ishte i pari i Hebronitëve, sipas brezave të shtëpive të tyre atërore. Në vitin e dyzetë të mbretërimit të Davidit u bënë kërkime dhe u gjetën midis tyre njerëz të fortë dhe trima në Jazer të Galaadit.
Isaia 16:8 Sepse fushat e Heshbonit po meken, po kështu edhe vreshtat e Sibmahut; sunduesit e kombeve kanë shkatërruar bimët e saj më të mira që arrinin deri në Jazer dhe endeshin nëpër shkretëtirë; degët e saj shtriheshin dhe tejkalonin detin.
Isaia 16:9 Prandaj me qarjen e Jazerit do të qaj vreshtat e Sibmahut; do të të vadis me lotët e mi, o Heshbon, o Elealeh, sepse mbi frytet e tua të verës dhe mbi të korrat e tua ka rënë një britmë lufte.
Jeremia 48:32 O vreshtë e Sibmahut, unë qaj për ty ashtu si qahet për Jazerin; shermendet e tua kanë arritur matanë detit, arrinin deri në detin e Jazerit. Shkatërruesi i tij është sulur mbi frytet e tua verore dhe mbi rrushin që do vilej.