Gjoni 19:20 Kështu këtë mbishkrim e lexuan shumë nga Judenjtë, sepse vendi ku u kryqëzua Jezusi ishte afër qytetit; dhe mbishkrimi ishte shkruar hebraisht, greqisht dhe latinisht.
Veprat 20:2 Dhe si i përshkoi ato krahina dhe u dha shumë këshilla, shkoi në Greqi.
Veprat 21:37 Kur Pali do të hynte në fortesë, i tha tribunit: "A më lejohet të them diçka?". Ai u përgjigj: "A di greqisht?
Zbulesa 9:11 Dhe për mbret përmbi ta kishin engjëllin e humnerës, emri e tij në hebraisht është Abadon dhe në greqisht emrin e ka Apolion.