Lista e vargjeve të Biblës ku gjendet fjala Druani
Vargu
Jobi 19:29 ju druani për veten tuaj shpatën, sepse zemërimi sjell ndëshkimin e shpatës, me qëllim që të dini që ekziston një gjykim".
Fjalët e Urta 1:26 edhe unë do të qesh me fatkeqësinë tuaj, do të tallem kur të vijë ajo që ju druani,
Fjalët e Urta 1:27 kur ajo që druani të vijë si një furtunë, dhe fatkeqësia juaj të vijë si një stuhi, kur t`ju mbulojnë fatkeqësia dhe ankthi.
Lluka 2:10 Por engjëlli u tha atyre: "Mos druani, sepse unë po ju lajmëroj një gëzim të madh për të gjithë popullin;
Lluka 9:45 Por ata nuk i kuptuan këto fjalë; ato ishin të fshehta dhe për këtë shkak ata nuk i kuptonin dot, dhe druanin ta pyesnin për ato që kishte thënë.
Lluka 12:5 Unë do t`ju tregoj prej kujt duhet të keni frikë: druani nga ai që, pasi ka vrarë, ka pushtet të të hedhë në Gehena; po, po ju them, nga ai të keni frikë.
Gjoni 6:20 Por ai u tha atyre: "Jam unë, mos druani!".
Veprat 13:16 Atëherë Pali u ngrit dhe, mbasi bëri shenjë me dorë, tha: "Izraelitë dhe ju që druani Perëndinë, dëgjoni!
Zbulesa 14:7 dhe thoshte me zë të madh: "Druani Perëndinë dhe i jepni lavdi, sepse ora e gjyqit të tij erdhi; adhuroni atë që bëri qiellin, dheun, detin dhe burimet e ujërave".
Zbulesa 19:5 Dhe nga froni erdhi një zë, duke thënë: "Lëvdoni Perëndinë tonë, gjithë ju shërbëtorë të tij dhe ju që e druani, dhe të vegjlit dhe të mëdhenjtë".