Lista e vargjeve të Biblës ku gjendet fjala Braktisni
Vargu
Jozueu 24:20 Kur ta braktisni Zotin dhe t`u shërbeni perëndive të huaja, ai do të kthehet për t`ju bërë keq dhe për t`ju konsumuar pas aq të mirave që ju ka bërë".
2 i Kronikave 7:19 Por në rast se do të drejtoheni gjetiu dhe do të braktisni statutet dhe urdhërimet e mia që ju kam vënë përpara dhe do të shkoni t`u shërbeni perëndive të tjera dhe të bini përmbys përpara tyre,
2 i Kronikave 15:2 që doli të takojë Asan dhe i tha: "Asa, dhe ju të gjithë nga Juda dhe nga Beniamini, më dëgjoni! Zoti është me ju, kur ju jeni me të. Në rast se e kërkoni, ai do të vijë tek ju, por në rast se e braktisni, edhe ai do t`ju braktisë.
Fjalët e Urta 4:2 sepse ju jap një doktrinë të mirë; mos braktisni ligjin tim.
Isaia 30:11 Dilni jashtë rruge, braktisni shtegun e drejtë, largoni nga sytë tona të Shenjtin e Izraelit!"".
Isaia 65:11 Por ju që braktisni Zotin, që harroni malin tim të shenjtë, që përgatitni një sofër për Gadin dhe mbushni kupën e verës së droguar për Menin,
Jeremia 48:28 Braktisni qytetet dhe shkoni të banoni në shkëmb, o banorë të Moabit, dhe bëhuni si pëllumbesha që bën folenë e saj në faqet e një gremine.
Ezekieli 18:30 Prandaj do ta gjykoj secilin prej jush sipas rrugëve të tij, o shtëpi e Izraelit", thotë Zoti, Zoti. "Pendohuni dhe braktisni tërë shkeljet tuaja, kështu paudhësia nuk do të jetë më për ju shkak shkatërrimi.
Gjoni 12:11 sepse për shkak të tij, shumë veta braktisnin Judenjtë dhe besonin në Jezusin.