Besimi

  • Fjala Besimi
  • Gjendet në Bibël 33

Konkordanca

Lista e vargjeve të Biblës ku gjendet fjala Besimi


Vargu
2 i Kronikave 32:10
"Kështu flet Senasheribi, mbret i Asirëve: Ku e mbështetni besimin që qëndroni të rrethuar në Jeruzalem?
Jobi 4:6
Mëshira jote a nuk është vallë besimi yt, dhe ndershmëria e sjelljes sate, shpresa jote?
Jobi 8:14
Besimi i tij do të pritet dhe sigurimi i tij është si një pëlhurë merimange.
Jobi 29:24
Unë u buzëqeshja kur kishin humbur besimin, dhe nuk mund ta pakësonin dritën e fytyrës sime.
Psalmet 56:4
Me ndihmën e Perëndisë do të kremtoj fjalën e tij; kam vënë besimin tim te Perëndia, nuk do të kem frikë. Çfarë mund të më bëjë njeriu?
Psalmet 56:11
Kam vënë besimin tim te Perëndia, nuk do të kem frikë. Çfarë mund të më bëjë njeriu?
Psalmet 71:5
Sepse ti je shpresa ime, o Zot, o Zot, besimi im që kurse isha fëmijë.
Psalmet 78:7
dhe të vendosin te Perëndia besimin e tyre dhe të mos harrojnë veprat e Perëndisë, por të respektojnë urdhërimet e tij;
Fjalët e Urta 22:19
Me qëllim që besimin tënd ta kesh te Zoti, sot të kam mësuar, po, pikërisht ty.
Fjalët e Urta 25:19
Besimi te një njeri i pabesë ditën e fatkeqësisë është si një dhëmb i thyer dhe një këmbë e ndrydhur.
Isaia 30:15
Sepse kështu thotë Zoti, Zoti, i Shenjti i Izraelit: "Duke u kthyer tek unë dhe duke pushuar tek unë, do të shpëtoni; forca juaj qëndron në qetësinë dhe në besimin tuaj. Por ju nuk keni dashur,
Isaia 36:4
Rabshakehu u tha atyre: "I thoni Ezekias: Kështu thotë mbreti i madh, mbreti i Asirisë: ku mbështetet besimi që ke?
Isaia 36:15
as tij bëjë Ezekia që të vendosni besimin tuaj te Zoti, duke thënë: "Me siguri Zoti do të na çlirojë; ky qytet nuk do të jepet në duart e mbretit të Asirisë".
Jeremia 17:7
Lum ai njeri që beson te Zoti dhe besimi i të cilit është Zoti!
Jeremia 39:18
Po, unë do të të çliroj patjetër, dhe nuk do të biesh nga shpata, por jeta jote do të jetë për ty si preja jote, sepse ke vënë besimin tënd tek unë, thotë Zoti".
Vajtimet 3:18
Kam thënë: "Është zhdukur besimi im dhe shpresa ime tek Zoti".
Ezekieli 29:16
Ai nuk do të jetë më burim besimi për shtëpinë e Izraelit, por do t`u kujtojë fajin kur u drejtoheshin për ndihmë. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti, Zoti".
Habakuku 2:4
Ja, shpirti i është krenuar, nuk është i drejtë, por i drejti do të rrojë për shkak të besimit të tij.
Mateu 9:2
Dhe ja, iu paraqit një paralitik i shtrirë në vig; dhe Jezusi, kur pa besimin që kishin ata, i tha paralitikut: "Merr zemër, o bir, mëkatet e tua të janë falur!"
Mateu 9:22
Jezusi u kthye, e pa dhe tha: "Merr zemër, o bijë; besimi yt të ka shëruar". Dhe që në atë çast gruaja u shërua.
Mateu 9:29
Atëherë ai ua preku sytë, duke thënë: "U bëftë sipas besimit tuaj".
Mateu 13:58
Dhe, për shkak të mosbesimit të tyre, ai nuk bëri aty shumë vepra të pushtetshme.
Mateu 15:28
Atëherë Jezusi iu përgjigj duke thënë: "O grua, i madh është besimi yt! T`u bëftë ashtu si dëshiron". Dhe që në atë çast e bija u shërua.
Mateu 17:20
Dhe Jezusi u tha atyre: "Prej mosbesimit tuaj; sepse në të vërtetë, unë po ju them, se po të keni besim sa një kokërr sinapi, do t`i thoni këtij mali: "Zhvendosu nga këtu atje", dhe ai do të zhvendoset; dhe asgjë nuk do të jetë e pamundshme për ju.
Mateu 23:23
Mjerë ju, skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse ju llogaritni të dhjetën e mëndrës, të koprës dhe të barit të gjumit, dhe lini pas dore gjërat më të rëndësishme të ligjit: gjyqin, mëshirën dhe besimin; këto gjëra duhet t`i praktikoni pa i lënë pas dore të tjerat.
Marku 2:5
Jezusi, kur pa besimin e tyre, i tha të paralizuarit: "O bir, mëkatet e tua të janë falur!".
Marku 5:34
Dhe ai i tha: "Bijë, besimi yt të shëroi; shko në paqe dhe ji e shëruar nga sëmundja jote!".
Marku 6:6
Dhe çuditej për mosbesimin e tyre; dhe dilte nëpër fshatra përreth e i mësonte.
Marku 9:24
Menjëherë babai i fëmijës, duke bërtitur me lot, tha: "Unë besoj, o Zot, ndihmo mosbesimin tim".
Marku 10:52
Dhe Jezusi i tha: "Shko, besimi yt të shëroi". Dhe në çast atij iu kthye të parit dhe nisi të ndjekë Jezusin në udhë.
Marku 11:22
Atëherë Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: "Kini besimin e Perëndisë!
Marku 16:14
Në fund iu shfaq të njëmbëdhjetëve kur ishin në tryezë dhe i qortoi për mosbesimin e tyre dhe për ngurtësinë e zemrës, sepse nuk u kishin besuar atyre që e kishin parë të ringjallur.
Lluka 5:20
Dhe ai, duke parë besimin e tyre, i tha atij: "Njeri, mëkatet e tua të janë falur".
Lluka 7:50
Por Jezusi i tha asaj gruaje: "Besimi yt të shpëtoi; shko në paqe!".
Lluka 8:25
Dhe Jezusi u tha dishepujve të vet: "Ku është besimi juaj?". Dhe ata, të frikësuar, mrekulloheshin dhe i thoshnin njeri tjetrit: "Vallë, kush është ky, që urdhëron edhe erën dhe ujin, dhe ata i binden?".
Lluka 8:48
Dhe ai i tha: "Merr zemër, bijë; besimi yt të shëroi; shko në paqe!".
Lluka 17:5
Atëherë apostujt i thanë Zotit: "Na e shto besimin".
Lluka 17:19
Dhe i tha atij: "Çohu dhe shko; besimi yt të shëroi".
Lluka 18:42
Dhe Jezusi i tha: "Rimerr dritën e syve, Besimi yt të shëroi".
Lluka 22:32
Por unë jam lutur për ty, që besimi yt të mos mpaket; dhe ti, kur të jesh kthyer, forco vëllezërit e tu".
Veprat 3:16
Dhe për besimin në emër të Jezusit, ky njeri, të cilin ju po e shihni dhe e njihni, u fortesua nga emri i tij; dhe besimi, që është nëpërmjet tij, i ka dhënë shërimin e plotë të gjymtyrëve, në praninë e të gjithëve ju.
Veprat 6:7
Ndërkaq fjala e Perëndisë po përhapej, dhe numri i dishepujve po shumohej fort në Jeruzalem, edhe një numër i madh priftërinjsh i bindej besimit.
Veprat 13:8
por Elimas, magjistari (ky në fakt është kuptimi i emrit të tij) u kundërshtoi atyre, duke kërkuar ta largojë prokonsullin nga besimi.
Veprat 14:27
Si arritën atje, mblodhën kishën dhe treguan ç`gjëra të mëdha kishte kryer Perëndia me anë të tyre dhe si u kishte hapur johebrenjve derën e besimit.
Veprat 15:9
dhe ai nuk bëri asnjë dallim midis nesh dhe atyre, duke i pastruar zemrat e tyre me anë të besimit.
Veprat 20:21
duke u deklaruar solemnisht Judenjve dhe Grekëve mbi pendimin te Perëndi dhe për besimin në Zotin tonë Jezu Krisht.
Veprat 24:24
Pas disa ditësh Feliksi, që kishte ardhur me gruan e vet Druzila, që ishte jude, dërgoi ta thërresin Palin dhe e dëgjoi lidhur me besimin në Jezu Krishtin.
Veprat 26:18
që t`u çelësh sytë atyre dhe t`i kthesh nga errësira në dritë dhe nga pushteti i Satanit te Perëndia, që të marrin me anë të besimit në mua faljen e mëkateve dhe një trashëgim midis të shenjtëruarve".
Romakëve 1:8
Para së gjithash, falënderoj Perëndinë tim me anë të Jezu Krishtit për të gjithë ju, sepse për besimin tuaj është folur në gjithë botën.
Romakëve 1:12
Dhe kjo është që unë të ngushëllohem bashkë me ju me anë të besimit që e kemi të përbashkët, tuajin dhe timin.
Romakëve 1:17
Sepse drejtësia e Perëndisë është zbuluar në të nga besimi në besim siç është shkruar: "I drejti do të jetojë me anë të besimit".
Romakëve 3:3
Ç`të thuash atëherë? Në qoftë se disa nuk besuan, mosbesimi i tyre do ta anulojë, vallë, besnikërinë e Perëndisë?
Romakëve 3:22
madje drejtësia e Perëndisë nëpërmjet besimit në Jezu Krishtin për të gjithë e mbi të gjithë ata që besojnë, sepse nuk ka dallim;
Romakëve 3:25
Atë ka paracaktuar Perëndia për të bërë shlyerjen nëpërmjet besimit në gjakun e tij, për të treguar kështu drejtësinë e tij për faljen e mëkateve, që janë kryer më parë gjatë kohës së durimit të Perëndisë,
Romakëve 3:26
për të treguar drejtësinë e tij në kohën e tanishme, me qëllim që ai të jetë i drejtë dhe shfajësues i atij që ka besimin e Jezusit.
Romakëve 3:27
Ku është, pra, mburrja? Është përjashtuar. Nga cili ligj? Ai i veprave? Jo, por nga ligji i besimit.
Romakëve 3:28
Ne, pra, konkludojmë se njeriu është i shfajësuar nëpërmjet besimit pa veprat e ligjit.
Romakëve 3:30
Sepse ka vetëm një Perëndi, që do të shfajësojë të rrethprerin nëpërmjet besimit, dhe të parrethprerin me anë të besimit.
Romakëve 3:31
Anulojmë ne, pra, ligjin nëpërmjet besimit? Kështu mos qoftë; përkundrazi e forcojmë ligjin.
Romakëve 4:5
ndërsa atij që nuk vepron, por beson në atë që shfajëson të paudhin, besimi i tij i numërohet për drejtësi.
Romakëve 4:9
Por kjo lumturi a vlen vetëm për të rrethprerët, apo edhe për të parrethprerët? Sepse ne themi se besimi iu numërua Abrahamit si drejtësi.
Romakëve 4:11
Pastaj mori shenjën e rrethprerjes, si vulë të drejtësisë për besimin që kishte patur kur ishte akoma i parrethprerë, me qëllim që të ishte ati i gjithë atyre që besojnë edhe se janë të parrethprerë, me qëllim që edhe atyre t`u numërohet drejtësia,
Romakëve 4:12
dhe të ishte atë i të rrethprerëve të vërtetë, pra i atyre që jo vetëm janë të rrethprerë, por që ndjekin edhe gjurmët e besimit të atit tonë Abrahamit, që ai pati ndërsa ishte i parrethprerë.
Romakëve 4:13
Në fakt premtimi për të qenë trashëgimtar i botës nuk iu bë Abrahamit dhe pasardhësve të tij nëpërmjet ligjit, por nëpërmjet drejtësisë së besimit.
Romakëve 4:14
Sepse nëse janë trashëgimtarë ata që janë të ligjit, besimi bëhet i kotë dhe premtimi anulohet,
Romakëve 4:16
Prandaj trashëgimia është nëpërmjet besimit; në këtë mënyrë ajo është nëpërmjet hirit, me qëllim që premtimi të jetë i siguruar për të gjithë pasardhësit, jo vetëm për atë që është nga ligji, por edhe për atë që vjen nga besimi i Abrahamit, i cili
Romakëve 4:20
Madje as nuk dyshoi nga mosbesimi në lidhje me premtimin e Perëndisë, por u përforcua në besim duke i dhënë lavdi Perëndisë,
Romakëve 5:1
Të shfajësuar, pra, me anë të besimit, kemi paqe me Perëndinë nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë,
Romakëve 5:2
me anë të të cilit edhe patëm, nëpërmjet besimit, hyrjen në këtë hir në të cilin qëndrojmë të patundur dhe mburremi në shpresën e lavdisë së Perëndisë.
Romakëve 9:30
Çfarë të themi, pra? Se johebrenjtë, që nuk kërkuan drejtësinë, e fituan drejtësinë, por atë drejtësi që vjen nga besimi,
Romakëve 9:32
Përse? Sepse e kërkonte jo me anë të besimit, por me anë të veprave të ligjit; sepse ata u penguan në gurin e pengesës,
Romakëve 10:6
Por drejtësia që vjen nga besimi thotë kështu: "Mos thuaj në zemrën tënde: "Kush do të ngjitet në qiell?". Kjo do të thotë që të zbresë Krishti.
Romakëve 10:8
Po ç`thotë, pra? "Fjala është pranë teje, në gojën tënde dhe në zemrën tënde". Kjo është fjala e besimit, që ne predikojmë;
Romakëve 10:17
Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë.
Romakëve 11:20
Mirë, ato u prenë për mosbesimin, por ti qëndron për shkak të besimit; mos u kreno, por druaj.
Romakëve 12:3
Sepse, për hirin që më është dhënë, unë i them secilit prej jush të mos e vlerësojë veten më shumë se sa duhet ta çmojë, por të ketë një vlerësim të përkorë, sipas masës së besimit që Perëndia i ndau secilit.
Romakëve 12:6
Dhe tani, duke pasur dhunti të ndryshme sipas hirit që na u dha, nëse kemi profecinë, të profetizojmë sipas masës së besimit;
Romakëve 14:22
A ke besim ti? Mbaje besimin për veten tënde përpara Perëndisë; lum ai që nuk dënon veten e tij në atë që miraton.
Romakëve 15:13
Dhe Perëndia i shpresës le t`ju mbushë me çfarëdo gëzimi dhe paqe me anë të besimit, që të keni mbushulli në shpresë, me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë!
Romakëve 16:26
por tani u shfaq e u zbulua me anë të Shkrimeve të profetëve, sipas urdhërimit të Perëndisë të përjetshme dhe u njoh ndër të gjitha kombet, për t`i sjellë në dëgjesën e besimit,
1 Korintasve 2:5
që besimi juaj të mos qëndrojë mbi diturinë e njerëzve, po mbi fuqinë e Perëndisë.
1 Korintasve 13:2
Edhe sikur të kisha dhuntinë e profecisë, edhe të dija të gjitha misteret dhe mbarë shkencën dhe të kisha gjithë besimin sa të luaja nga vendi malet, por të mos kisha dashuri, nuk jam asgjë.
1 Korintasve 13:13
Tani, pra, këto tri gjëra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por më e madhja nga këto është dashuria.
1 Korintasve 15:14
Por në qoftë se Krishti nuk është ringjallur, predikimi ynë është i kotë dhe i kotë është edhe besimi juaj.
1 Korintasve 15:17
por në qoftë se Krishti nuk është ringjallur, i kotë është besimi juaj; ju jeni ende në mëkatet tuaja,
2 Korintasve 1:24
Jo se kemi pushtet mbi besimin tuaj, por jemi bashkëpunëtorët e gëzimit tuaj, sepse për shkak të besimit ju qëndroni të patundur.
2 Korintasve 4:13
Por, duke pasur të njëjtën frymë besimi, sikurse është shkruar: "Unë besova, prandaj fola", edhe ne besojmë, prandaj edhe flasim,
2 Korintasve 5:6
Ne, pra, kemi gjithnjë siguri besimi dhe e dimë se gjersa banojmë në trup, jemi larg Zotit,
2 Korintasve 5:7
sepse ecim nëpërmjet besimit dhe jo nëpërmjet vizionit.
2 Korintasve 8:22
Edhe ne dërguam bashkë me ta vëllanë tonë, të cilin e kemi vënë në sprovë shumë herë në shumë gjëra dhe doli i zellshëm, por tani është edhe më i zellshëm për shkak të besimit të madh që ka ndaj jush.
2 Korintasve 9:4
sepse, po të vinin me mua disa Maqedonas dhe të mos ju gjenin gati, ne (të mos them ju), do të dilnim të turpëruar për besimin dhe mburrjen tonë.
2 Korintasve 10:15
Dhe ne nuk mburremi përtej masës për punët e tjetrit, por kemi shpresë se, duke u rritur besimi juaj, ne do të kemi një konsideratë më të madhe ndër ju, sipas cakut tonë,
Galatasve 2:16
duke ditur se njeriu nuk shfajësohet me anë të veprave të ligjit, por me anë të besimit në Jezu Krishtin, besuam edhe ne në Jezu Krishtin, që të shfajësoheshim me anë të besimit në Krishtin dhe jo me anë të veprave të ligjit, sepse asnjë mish nuk do të shfajësohet me anë të veprave të ligjit.
Galatasve 2:20
Unë u kryqëzova bashkë me Krishtin dhe nuk rroj më unë, po Krishti rron në mua; dhe ajo jetë që tani jetoj në mish, e jetoj në besimin e Birit të Perëndisë, që më deshi dhe dha veten për mua.
Galatasve 3:2
Vetëm këtë dua të di nga ju: a e morët Frymën me anë të veprave të ligjit apo nëpërmjet dëgjimit të besimit?
Galatasve 3:5
Ai që ju jep juve Frymën, dhe kryen midis jush vepra të fuqishme, i bën me anë të veprave të ligjit apo me anë të predikimit të besimit?
Galatasve 3:7
Ta dini, pra, se ata që janë nga besimi janë bij të Abrahamit.
Galatasve 3:8
Dhe Shkrimi, duke parashikuar se Perëndia do t`i shfajësonte kombet me anë të besimit, ia dha më përpara Abrahamit lajmin e mirë: "Të gjitha kombet do të bekohen në ty".
Galatasve 3:9
Prandaj ata që themelohen mbi besimin bekohen bashkë me të besueshmin Abraham.
Galatasve 3:11
Sepse me anë të ligjit askush nuk shfajësohet përpara Perëndisë, sepse: "I drejti do të rrojë me anë të besimit".
Galatasve 3:12
Dhe ligji nuk është nga besimi, por "njeriu që do t`i bëjë ato, do të rrojë me anë të tyre".
Galatasve 3:14
që bekimi i Abrahamit t`u vijë johebrenjve me anë të Jezu Krishtit, që ne të marrim premtimin e Frymës me anë të besimit.
Galatasve 3:22
Por Shkrimi i mbylli të gjitha gjërat nën mëkatin, që t`u jepej besimtarëve premtimi nëpërmjet besimit të Jezu Krishtit.
Galatasve 3:23
Dhe, para se të vinte besimi, ne ruheshim nën ligjin, si të mbyllur, duke pritur besimin që duhej të zbulohej.
Galatasve 3:24
Kështu ligji qe mësuesi ynë për te Krishti, që ne të shfajësohemi me anë të besimit.
Galatasve 3:25
Por, mbasi besimi erdhi, ne nuk jemi më nën ndonjë mësues,
Galatasve 3:26
sepse të gjithë ju jeni bij të Perëndisë me anë të besimit te Jezu Krishti.
Galatasve 5:5
Ne në fakt në Frymë, nëpërmjet besimit presim shpresën e drejtësisë,
Galatasve 5:6
sepse në Jezu Krishtin, as rrethprerja, as parrethprerja s`kanë ndonjë vlerë, por besimi që vepron me anë dashurie.
Galatasve 5:22
Por fryti i Frymës është: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli.
Galatasve 6:10
Prandaj, sa të kemi rast, le t`u bëjmë të mirën të gjithëve, por në radhë të parë atyre që janë në familjen e besimit.
Efesianëve 1:15
Prandaj edhe unë, qëkur dëgjova për besimin tuaj në Jezu Krishtin dhe për dashurinë që keni ndaj gjithë shenjtorëve,
Efesianëve 2:8
Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë,
Efesianëve 3:12
në të cilin kemi lirinë dhe hyrjen te Perëndia në mirëbesimin nëpërmjet besimit në të.
Efesianëve 3:17
që Krishti të banojë në zemrat tuaja me anë të besimit,
Efesianëve 4:13
derisa të arrijmë të gjithë te uniteti i besimit dhe të njohjes së Birit të Perëndisë, te një njeri i përsosur, në masën e shtatit të plotësisë së Krishtit,
Efesianëve 6:16
mbi të gjitha, duke marrë mburojën e besimit, me të cilën mund të shuani të gjitha shigjetat e zjarrta të të ligut.
Filipjanëve 1:25
Këtë e di me siguri, që do të rri dhe qëndroj me ju të gjithë për përparimin tuaj dhe për gëzimin e besimit tuaj.
Filipjanëve 1:27
Ju veç, silluni në mënyrë të denjë në ungjillin e Krishtit, që, kur të vij e t`ju shoh, ose nga larg kur s`jam aty, të dëgjoj për ju se qëndroni fort në një frymë të përbashkët, duke luftuar bashkë me një shpirt për besimin e ungjillit,
Filipjanëve 2:17
Por, edhe sikur unë të jem derdhur si flijim dhe shërbesë të besimit tuaj, gëzohem dhe ngazëlloj me ju të gjithë.
Filipjanëve 3:9
dhe që të gjendem në të, duke pasur jo drejtësinë time që është nga ligji, por atë që është nga besimi në Krishtin: drejtësia që është nga Perëndia, me anë të besimit,
Kolosjanëve 1:4
sepse morëm vesh për besimin tuaj në Jezu Krishtin dhe për dashurinë tuaj ndaj gjithë shenjtorëve,
Kolosjanëve 2:5
sepse, edhe pse me trup jam larg jush, me frymën jam bashkë me ju dhe gëzohem duke parë rregullin dhe qëndrueshmërinë e besimit tuaj në Krishtin.
Kolosjanëve 2:12
të varrosur bashkë në të në pagëzim, ju edhe u ringjallët bashkë në të, me anë të besimit në fuqinë e Perëndisë që e ka ringjallur prej së vdekurish.
1 Thesalonikasve 1:3
duke kujtuar vazhdimisht veprën tuaj të besimit, mundimin e dashurisë suaj dhe qëndrueshmërinë e shpresës në Zotin tonë Jezu Krisht përpara Perëndisë, Atit tonë,
1 Thesalonikasve 1:8
Në fakt prej jush jehoi fjala e Perëndisë jo vetëm në Maqedoni dhe në Akai, por edhe në çdo vend u përhap besimi juaj tek Perëndia, sa që ne s`kemi nevojë të themi ndonjë gjë,
1 Thesalonikasve 3:2
dhe dërguam Timoteun, vëllanë tonë dhe shërbenjës të Perëndisë, dhe bashkëpunëtorin tonë në predikimin e ungjillit të Krishtit, që t`ju fuqizojë dhe t`ju japë zemër në besimin tuaj,
1 Thesalonikasve 3:5
Për këtë arsye edhe unë, mbasi nuk rezistoja më, dërgova të marr vesh për besimin tuaj, se mos ju kishte tunduar tunduesi, dhe mundimi ynë të kishte shkuar kot.
1 Thesalonikasve 3:6
Por tani që u kthye Timoteu prej jush dhe na solli lajme të mira për besimin dhe dashurinë tuaj, dhe se ju ruani gjithnjë një kujtim të mirë për ne dhe keni mall të madh që të na shihni, sikurse edhe ne t`ju shohim juve,
1 Thesalonikasve 3:7
prandaj, o vëllezër, ne u ngushëlluam për ju, me gjithë pikëllimin dhe vuajtjet tona, për hir të besimit tuaj,
1 Thesalonikasve 3:10
duke u lutur shumë, natë e ditë, që të shohim fytyrën tuaj dhe të plotësojmë gjërat që ende i mungojnë besimit tuaj?
1 Thesalonikasve 5:8
Kurse ne, mbasi jemi të ditës, jemi të esëll, duke veshur parzmoren e besimit dhe të dashurisë, dhe për përkrenare shpresën e shpëtimit.
2 Thesalonikasve 1:3
Ne e kemi për detyrë ta falënderojmë gjithnjë Perëndinë për ju, o vëllezër, sikurse është fort e drejtë, sepse besimi juaj po rritet shumë dhe dashuria e secilit prej jush për njëri-tjetrin po tepron,
2 Thesalonikasve 1:4
aq sa ne vetë po krenohemi me ju në kishat e Perëndisë, për qëndresën tuaj dhe për besimin në të gjitha përndjekjet dhe vështirësitë që po hiqni.
2 Thesalonikasve 1:11
Edhe për këtë ne vazhdimisht po lutemi për ju, që Perëndia ynë t`ju bëjë të denjë për këtë thirrje dhe të përmbushë me fuqinë çdo qëllim të mirë dhe veprën e besimit,
2 Thesalonikasve 2:13
Por ne duhet ta falënderojmë vazhdimisht Perëndinë për ju, o vëllezër të dashur nga Zoti, sepse Perëndia ju zgjodhi që në fillim për t`ju shpëtuar, me anë të shenjtërimit të Frymës dhe të besimit në të vërtetën;
1 Timoteut 1:5
Qëllimi i këtij urdhërimi është dashuria, prej një zemre të pastër, prej një ndërgjegjeje të pastër dhe prej një besimi jo të shtirur.
1 Timoteut 1:13
që më parë isha blasfemues, përndjekës dhe i dhunshëm; por m`u dha mëshira, sepse i bëra nga padija, në mosbesimin tim;
1 Timoteut 1:14
kështu hiri i Zotit tonë teproi pa masë me besimin dhe dashurinë, që është në Jezu Krishtin.
1 Timoteut 3:9
dhe ta ruajnë misterin e besimit me ndërgjegje të pastër.
1 Timoteut 3:13
Sepse ata që e kanë kryer mirë shërbesën, fitojnë reputacion të mirë dhe siguri të madhe në besimin në Jezu Krishtin.
1 Timoteut 4:1
Dhe Fryma e thotë shkoqur se në kohët e fundit disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve,
1 Timoteut 4:6
Duke ua propozuar këto gjëra vëllezërve, ti do të jesh një shërbyes i mirë i Jezu Krishtit, i ushqyer me fjalët e besimit dhe të mësimit të mirë, që ke kuptuar plotësisht.
1 Timoteut 5:8
Por në qoftë se dikush nuk kujdeset për të vetët, dhe më tepër për ata të shtëpisë, ai e ka mohuar besimin dhe është më i keq se një jobesimtar.
1 Timoteut 5:12
duke tërhequr mbi vete një dënim, sepse kanë shkelur besimin e parë.
1 Timoteut 6:10
Sepse lakmia për para është rrënja e gjithë të këqijave dhe, duke e lakmuar atë fort, disa u larguan nga besimi dhe e depërtuan veten e tyre në shumë dhimbje.
1 Timoteut 6:11
Por ti, o njeriu i Perëndisë, hiq dorë nga këto dhe ndiq drejtësinë, perëndishmërinë, besimin, dashurinë, zemërgjerësinë dhe zemërbutësinë.
1 Timoteut 6:12
Lufto luftën e drejtë të besimit, rrok jetën e përjetshme, në të cilën u thirre dhe për të cilën ke bërë rrëfimin e mirë të besimit përpara shumë dëshmitarëve.
1 Timoteut 6:13
Po të përgjërohem përpara Perëndisë që u jep jetë të gjitha gjërave dhe të Krishtit Jezus, i cili, duke dëshmuar përpara Ponc Pilatit, dhe një dëshmi të mirë besimi,
1 Timoteut 6:21
të cilën e përqafuan disa dhe dolën nga besimi. Hiri qoftë me ty! Amen!
2 Timoteut 1:5
sepse kujtoj besimin e sinqertë që është në ty, i cili më parë ishte te gjyshja jote Loide dhe te nëna jote Eunike, dhe jam i bindur se është edhe te ti.
2 Timoteut 2:18
të cilët dolën jashtë rrugës së të vërtetës, duke thënë se ringjallja ka ngjarë dhe përmbysin besimin e disave.
2 Timoteut 2:22
Largohu nga pasionet rinore dhe bjeru pas drejtësisë, besimit, dashurisë dhe paqes bashkë me ata që e thërresin në ndihmë Zotin me zemër të pastër.
2 Timoteut 3:8
Dhe sikurse Janesi dhe Jambresi i kundërshtuan Moisiut, po kështu edhe këta i kundërvihen së vërtetës; janë njerëz mendjeprishur, të neveritshëm në çështjen e besimit.
2 Timoteut 3:10
Dhe ti ndoqe nga afër mësimin tim, sjelljen, këshillat, besimin, durimin, dashurinë, ngulmin,
2 Timoteut 3:15
dhe se që nga fëmijëria i njeh Shkrimet e shenjta, të cilat mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin me anë të besimit që është në Krishtin Jezus.
2 Timoteut 4:7
Luftën e mirë e luftova, e përfundova vrapimin, e ruajta besimin.
Titit 1:1
Pali, shërbëtor i Perëndisë dhe apostull i Jezu Krishtit, sipas besimit të të zgjedhurve të Perëndisë dhe njohjes të së vërtetës që është sipas perëndishmërisë,
Titit 1:4
Titit, birit të vërtetë në besimin e përbashkët: hir, mëshirë dhe paqe prej Perëndisë, Atit, dhe prej Zotit Jezu Krisht, Shpëtimtarit tonë.
Filemonit 1:5
sepse po dëgjoj për dashurinë tënde dhe për besimin që ke ndaj Zotit Jezu Krisht dhe ndaj gjithë shenjtorëve,
Filemonit 1:6
që bashkësia e besimit tënd të bëhet e frytshme nëpërmjet njohjes së çdo të mire që është në ju për shkak të Jezu Krishtit.
Hebrenjve 3:1
Prandaj, o vëllezër të shenjtë, pjestarë të thirrjes qiellore, vështroni apostullin dhe kryepriftin e rrëfimit të besimit tonë, Jezu Krishtin,
Hebrenjve 3:12
Kini kujdes, vëllezër, se mos ndonjë nga ju ka zemër të ligë, mosbesimi, që të largohet nga Perëndia i gjallë,
Hebrenjve 3:14
Sepse ne jemi bërë pjestarë të Krishtit, në qoftë se do ta ruajmë të palëkundur deri në fund fillimin e besimit,
Hebrenjve 3:19
Ne shohim se ata nuk mundën të hyjnë për shkak të mosbesimit.
Hebrenjve 4:2
Në fakt neve si edhe atyre u ishte shpallur lajmi i mirë, por fjala e predikimit nuk u dha dobi fare, sepse nuk qe e bashkuar me besimin tek ata që e dëgjuan.
Hebrenjve 4:6
Mbasi, pra, mbetet që disa të hyjnë në të, ndërsa ata që u ungjillzuan më përpara nuk hyjnë për shkak të mosbesimit të tyre,
Hebrenjve 4:14
Duke pasur, pra, një kryeprift të madh që ka përshkuar qiejt, Jezusin, Birin e Perëndisë, le të mbajmë fort rrëfimin tonë të besimit.
Hebrenjve 6:1
Prandaj, duke e lënë fjalën e fillimit të Krishtit, le të synojmë përkryerjen, pa hedhur përsëri themel pendimi nga vepra të vdekura dhe nga besimi te Perëndia,
Hebrenjve 10:22
le t`i afrohemi me zemër të vërtetë, me siguri të plotë besimi, duke i pasur zemrat tona të lara prej ndërgjegjës së ligë dhe trupin të larë me ujë të kulluar.
Hebrenjve 10:38
Dhe i drejti do të jetojë prej besimit; por ne qoftë se ndokush tërhiqet prapa, shpirti im nuk do të gjejë pëlqim në të".
Hebrenjve 11:1
Dhe besimi është siguria e gjërave që shpresohen, tregim i gjërave që nuk shihen;
Hebrenjve 11:3
Me anë të besimit ne kuptojmë se bota është ndërtuar me fjalën e Perëndisë, sa që ato që shihen nuk u bënë prej gjërave që shihen.
Hebrenjve 11:4
Me anë të besimit Abeli i ofroi Perëndisë flijim më të mirë nga ai i Kainit; me anë të tij ai mori dëshmimin se ishte i drejtë, sepse Perëndia dha dëshmin se i pranoi ofertat e tij; dhe me anë të tij, ndonëse vdiq, ai po flet ende.
Hebrenjve 11:5
Me anë të besimit Enoku u zhvendos që të mos shikonte vdekje dhe nuk u gjet më, sepse Perëndia e kishte zhvendosur; sepse para se të merrej, ai pati dëshmimin se i kishte pëlqyer Perëndisë.
Hebrenjve 11:7
Me anë të besimit Noeu, i lajmëruar hyjnisht për ato që ende nuk shiheshin, u frikësua dhe ndërtoi një arkë për shpëtimin e shtëpisë së tij, me anë të së cilës e dënoi botën dhe u bë trashëgimtar i drejtësisë që është me anë të besimit.
Hebrenjve 11:8
Me anë të besimit Abrahami, kur u thirr, u bind të shkojë në atë vend që do të merrte për trashëgim; dhe u nis pa ditur se ku po shkonte.
Hebrenjve 11:9
Me anë të besimit Abrahami banoi në tokën e premtuar, si në një dhe të huaj, dhe ndenji në çadra bashkë me Isakun dhe Jakobin, bashkëtrashëgimtarë të të nëjtit premtim,
Hebrenjve 11:11
Me anë të besimit edhe vetë Sara, ndonëse e kishte kaluar moshën, mori fuqi të bëhet me barrë dhe të lindë, sepse e konsideroi besnik atë që i kishte bërë premtimin.
Hebrenjve 11:17
Me anë të besimit Abrahami, pasi u vu në provë, ofroi Isakun dhe ai që kishte pritur premtimet ofroi birin e tij të vetëm,
Hebrenjve 11:20
Me anë të besimit Isaku bekoi Jakobin dhe Esaun, për gjërat që do të ndodhnin.
Hebrenjve 11:21
Me anë të besimit Jakobi, duke vdekur, bekoi secilin nga bijtë e Jozefit dhe adhuroi duke u mbështetur mbi majën e shkopit të tij.
Hebrenjve 11:22
Me anë të besimit Jozefi, duke vdekur, përmendi eksodin e bijve të Izraelit dhe dha porosi për eshtrat e tij.
Hebrenjve 11:23
Më anë të besimit Moisiu, si lindi, u fsheh nga prindërit e tij tre muaj, sepse ata panë se fëmija ishte i bukur dhe nuk u frikësuan nga urdhëri i mbretit.
Hebrenjve 11:24
Me anë të besimit Moisiu, si u bë i madh, nuk pranoi të thuhet i biri i së bijës së Faraonit,
Hebrenjve 11:27
Me anë të besimit e la Egjiptin pa pasur frikë mërinë e mbretit, sepse qëndroi i patundur sikur të shihte të padukshmin.
Hebrenjve 11:28
Me anë të besimit kremtoi Pashkën dhe bëri spërkatjen e gjakut, me qëllim që ai i cili i vriste të parëlindurit të mos ngiste ata të Izraelit.
Hebrenjve 11:29
Me anë të besimit kaluan nëpër Detin e Kuq si të ishte tokë e thatë, ndërsa kur Egjiptasit u përpoqën ta bëjnë, u mbytën.
Hebrenjve 11:30
Me anë të besimit ranë muret e Jerihos, pasi u suallën rreth tyre shtatë ditë.
Hebrenjve 11:31
Me anë të besimit Rahabi, një prostitutë, nuk humbi bashkë me ata që nuk besuan, sepse kishte pritur paqësisht zbuluesit.
Hebrenjve 11:39
E pra, të gjithë këta, ndonëse morën dëshmim të mirë me anë të besimit, nuk morën atë që u ishte premtuar,
Hebrenjve 12:2
duke i drejtuar sytë te Jezusi, kreu dhe plotësonjësi i besimit, i cili, për gëzimin që ishte përpara tij, duroi kryqin duke e përçmuar fyerjen dhe u ul në të djathtën e fronit të Perëndisë.
Hebrenjve 13:7
Kujtoni të parët tuaj, që ju shpallën fjalën e Perëndisë dhe, duke çmuar rezultatin e sjelljes së tyre, merrni si shembull besimin e tyre.
Jakobit 1:3
duke e ditur se sprova e besimit tuaj sjell qëndrueshmëri.
Jakobit 2:1
Vëllezër të mi, mos i lidhni preferencat personale me besimin e Zotit tonë Jezu Krisht, Zoti i lavdisë.
Jakobit 2:14
Ç`dobi ka, vëllezër të mi, nëse dikush thotë se ka besim, por nuk ka vepra? A mund ta shpëtojë atë besimi?
Jakobit 2:17
Po kështu është edhe besimi; në qoftë se s`ka vepra, është i vdekur në vetvete.
Jakobit 2:18
Po dikush do të thotë: "Ti ke besimin, dhe unë kam veprat"; më trego besimin tënd pa veprat e tua dhe unë do të të tregoj besimin tim me veprat e mia.
Jakobit 2:20
Po, a dëshiron të kuptosh, o njeri i kotë, se besimi pa vepra është i vdekur?
Jakobit 2:22
Ti e sheh se besimi vepronte bashkë me veprat e tij, dhe se, nëpërmjet veprave, besimi u përsos.
Jakobit 2:24
Ju shikoni, pra, se njeriu shfajësohet nga veprat dhe jo vetëm nga besimi.
Jakobit 2:26
Sepse, sikurse trupi pa frymën është i vdekur, ashtu edhe besimi, pa vepra, është i vdekur.
Jakobit 5:15
dhe lutja e besimit do ta shpëtojë të sëmurin dhe Zoti do ta mëkëmbë; dhe nëse ka bërë mëkate, ato do t`i falen.
1 Pjetrit 1:5
që nga fuqia e Perëndisë me anë të besimit jeni të ruajtur, për shpëtimin gati për t`u zbuluar në kohët e fundit.
1 Pjetrit 1:7
që prova e besimit tuaj, që është shumë më i çmuar nga ari që prishet, edhe pse provohet me zjarr, të dalë për lëvdim, nder e lavdi në zbulesën e Jezu Krishtit,
1 Pjetrit 1:9
duke arritur përmbushjen e besimit tuaj, shpëtimin e shpirtrave.
1 Pjetrit 1:21
që, nëpërmjet tij, të besoni në Perëndinë që e ringjalli prej së vdekurish dhe i dha lavdi, që besimi juaj dhe shpresa të jenë në Perëndinë.
2 Pjetrit 1:5
Edhe ju, për të njëjtën arsye, duke bërë çdo përpjekje, t`i shtoni besimit tuaj virtytin, dhe virtytit diturinë,
1 Gjonit 5:4
Sepse çdo gjë që ka lindur nga Perëndia e mund botën; dhe kjo është fitorja që e mundi botën: besimi ynë
Judeut 1:3
Shumë të dashur, ndërsa isha ngulmues që t`ju shkruaja për shpëtimin e përbashkët, ndjeva nevojën t`ju shkruaj juve, dhe t`ju bëj thirrje të luftoni për besimin, që u qe trasmetuar shenjtorëve një herë e përgjithmonë.
Judeut 1:20
Por ju, shumë të dashur, duke ndërtuar veten tuaj mbi besimin tuaj shumë të shenjtë, duke u lutur në Frymën e Shenjtë,
Zbulesa 2:13
Unë i di veprat e tua dhe ku banon, atje ku është froni i Satanit; dhe ti mbahesh fort tek emri im dhe nuk e mohove besimin në mua, edhe në ato ditë kur Antipa, dëshmitari im, besnik, u vra midis jush, atje ku banon Satani.
Zbulesa 2:19
Unë i njoh veprat e tua, dashurinë tënde, besimin tënd, shërbimin tënd, durimin tënd dhe di që veprat e tua të fundit janë më të shumta se të parat.
Zbulesa 13:10
Kush e çon tjetrin në robëri, në robëri do të bjerë; kush vret me shpatë, duhet edhe ai të vritet me shpatë. Këtu është qëndrueshmëria dhe besimi i shenjtorëve.
Zbulesa 14:12
Këtu është qëndrueshmëria e shenjtorëve; këtu janë ata që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë dhe besimin e Jezusit.

Grafi