Lista e vargjeve të Biblës ku gjendet fjala çlirohen
Vargu
Numrat 10:9 Kur në vendin tuaj do të shkoni në luftë kundër armikut që ju shtyp, do t`i bini alarmit me boritë; kështu do të kujtoheni përpara Zotit Perëndisë tuaj, dhe do të çliroheni nga armiqtë tuaj.
1 i Samuelit 11:9 Pastaj u thanë lajmëtarëve që kishin ardhur: "Kështu do t`u thoni njerëzve të Jabeshit nga Galaadi: "Nesër, kur dielli të fillojë të ngrohë, do të çliroheni"". Lajmëtarët shkuan t`ua njoftojnë këtë njerëzve të Jabeshit, të cilët u gëzuan.
Psalmet 60:5 Shpëto me dorën tënde të djathtë dhe përgjigjmu, me qëllim që ata që ti i do të çlirohen.
Psalmet 108:6 me qëllim që të dashurit e tu të çlirohen; shpëtomë me të djathtën tënde dhe përgjigjmu.
Fjalët e Urta 11:9 Me gojën e tij hipokriti shkatërron të afërmin e tij, por të drejtët çlirohen për shkak të dijes së tyre.
Jeremia 21:12 O shtëpia e Davidit", kështu thotë Zoti: "Ushtroni drejtësinë që në mëngjes dhe çliroheni atë që e kanë vjedhur nga dora e shtypësit, me qëllim që zemërimi im të mos shpërthejë si zjarr dhe të djegë pa qenë njeri në gjendje ta shuajë, për të shkak të ligësisë së veprimeve tuaja.